14 August 2024, 11:59
Nga E. D
Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm, pas pakënaqësive nga qytetarët në lidhje me skandalet politike dhe rritjen e kostos së jetesës.
“Politika nuk mund të funksionojë pa besimin e publikut. E mora këtë vendim të vështirë duke menduar për publikun, me vullnet të fuqishëm për të shtyrë për reforma politike në të ardhmen”, tha Kishida në një konferencë për media,
Kishida njoftoi vendimin për të mos garuar për t’u rizgjedhur në krye të Partisë Liberale Demokratike (LDP). LDP-ja do të mbajë zgjedhje për lider të ri në shtator. Vlerësimi publik për Kishidan filloi të bjerë furishëm pak pasi ai e mori detyrën më 2021, pasi u zbuluan lidhjet e LDP-së me Kishën kontroverse të Unifikimit. Popullariteti i tij mori një goditje tjetër kur u zbulua se ishin bërë donacione politike të paregjistruara në ngjarjet e LDP-së për grumbullim fondesh.
Ai u përballë gjithashtu me pakënaqësi nga populli, pasi dështoi t’i rrisë pagat në një kohë kur kostoja e jetesës u rrit. “Kryeministri nga LDP-ja nuk mund të garojë për president të partisë, nëse nuk e ka të sigurt fitoren. Është sikurse kampioni i madh i sumos. Nuk mund të fitosh dosido, duhet të fitosh me elegancë”, tha Koichi Nakano, profesor i shkencave politike në Universitetin Sophia.
Kushdo që e pason Kishidan si lider të LDP-së duhet ta rikthejë besimin e publikut në parti dhe ta luftojë rritjen e kostos së jetesës dhe tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike me Kinën. Kishida vjen nga një familje politikanësh babai dhe gjyshi i tij kanë qenë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë. Ai u bë anëtarë i Dhomës për herë të parë në vitin 1993. Më pas, ai u bë ministri i Jashtëm më jetëgjatë i Japonisë, kur e mbajti postin nga viti 2012 deri në vitin 2017.
Ai u bë kryeministër në tetor 2021, duke e pasuar Yoshihide Sugan, i cili kishte dhënë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë. Kishida e udhëhoqi LDP-në drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Kishida e udhëhoqi Japoninë drejt daljes nga pandemia e COVID-19.
fumio kishida
Bota
14 August 2024, 11:53
E. D
Kamala Harris
SHBA- Fushata presidenciale e Kamala Harris ka konfirmuar se ishte paralajmëruar nga FBI se ishte shënjestruar nga një fushat&...
Bota
14 August 2024, 11:22
E. D
pamje nga aksidenyi
TEKSAS-Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Teksas, teksa dy mjete u përplasë...
Bota
14 August 2024, 11:12
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autoritetet izraelite, në bashkëpunim me policinë greke, çmontuan një rrjet trafiku droge, i cili transpo...
Bota
14 August 2024, 11:05
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se Qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet d...
Bota
14 August 2024, 10:32
r.ll
babai i femijeve
GAZA- Binjakët e porsalindur u vranë të martën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës derisa ba...
Bota
14 August 2024, 08:34
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë...
Bota
14 August 2024, 08:01
r.ll
Foto ilustruese
RUSI- Nëse tanket me shenjën “Z” mund të jetë simboli i pushtimit i Rusisë, një trekëndë...
Bota
14 August 2024, 07:40
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të martën se &eum...
Bota
13 August 2024, 22:57
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e urës mbi Ibër. Sipas tij kjo ësht&...
Bota
13 August 2024, 22:48
N.F
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare të pushtetit dhe ato në opozitë po e shënojnë 23 vjetorin e Marrë...