LIVE UPDATES
Bota

Skandali 'EEAS-gate' trondit institucionet e BE-së/ Mogherini dhe Sannino zyrtarisht të dyshuar, EPPO zgjeron hetimet

Hetim për korrupsion çoi tashmë në dorëheqjen e Federica Mogherini-t, ish-shefe e EEAS-it dhe deri javën e kaluar rektore e Kolegjit të Evropës, dhe Stefano Sannino-s, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS-it.

9 December 2025, 16:30 Nga E. D
Skandali 'EEAS-gate' trondit institucionet e BE-së/ Mogherini dhe
Federica Mogherini

BRUKSEL- Skandali i fundit që ka përfshirë BE-në nuk është aspak si ato të mëparshmet, me në fokus krahun diplomatik të Komisionit Evropian. Deri më tani nuk janë vetëm eurodeputetët, por edhe disa nga ndërmjetësit më të lartë diplomatikë të BE-së që janë në shënjestër të prokurorëve si pjesë e një hetimi 'bombë'.

Ndryshe nga Qatargate, në të cilin eurodeputetët u akuzuan për marrjen e parave nga Katari dhe Maroku, ky hetim shtrihet në krahun diplomatik të BE-së, EEAS, dhe Komisionin Evropian. Hetim për korrupsion çoi tashmë në dorëheqjen e Federica Mogherini-t, ish-shefe e EEAS-it dhe deri javën e kaluar rektore e Kolegjit të Evropës, dhe Stefano Sannino-s, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS-it.

Çfarë e shkaktoi hetimin?

Në qendër të hetimit është një ide në dukje e pakontestueshme, një Akademi Diplomatike e financuar nga BE-ja, e projektuar për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të diplomatëve evropianë.

“E vetmja keqardhje që më vjen është që nuk e bëra këtë ndërsa isha Përfaqësuese e Lartë”, tha Mogherini në vitin 2022.

Eurodeputeti socialist Nacho Sánchez Amor e kishte paraqitur projektin si një mënyrë për të forcuar peshën gjeopolitik të Evropës. EEAS nisi një tender publik prej 130,000 eurosh për të krijuar akademinë në fund të vitit 2021, duke i dhuruar më vonë Kolegjit 654,000 euro për diplomatët e rinj që merrnin pjesë. Më pas, 132,000 euro u ndanë për një studim mbi sa e realizueshme do të ishte krijimi i akademisë.

Disa konkurrentë paraqitën oferta për të drejtuar shkollën, përfshirë Institutin Universitar Evropian në Firence, Institutin Evropian të Administratës Publike në Maastricht dhe Shkollën e Biznesit IE në Madrid. Megjithatë, një kriter rezultoi vendimtar: institucioni fitues duhej të siguronte akomodim për studentët, dhe vetëm një kandidat e përmbushi këtë kërkesë: Kolegji i Evropës në Bruges, në veriperëndim të Belgjikës.

Tani, hetuesit dyshojnë se Kolegji i Evropës, i cili fitoi konkursin, mund të ketë pasur një avantazh të padrejtë, duke ditur më shumë sesa duhej rreth tenderit të ardhshëm. Hetuesit dyshojnë se përpara se të jepej tenderi, Kolegji thuhet se bleu një ndërtesë prej 3.2 milionë eurosh në qytetin belg, pavarësisht kufizimeve financiare në atë kohë.

Kush po heton dhe sa serioze është çështja?

Një informacion arriti në zyrën kundër mashtrimit të Komisionit Evropian, OLAF, duke pretenduar se Mogherini, si rektore e Kolegjit, mund të ketë pasur qasje në informacione të brendshme nga brenda EEAS-it. OLAF ka vetëm kompetenca administrative, që do të thotë se nuk mund të ndjekë penalisht njerëzit në rast shkeljesh, por vetëm të lëshojë rekomandime për zyrtarët e BE-së, të cilët më pas i pranojnë ose i injorojnë sugjerimet e saj.

Kur sheh shenja të veprave të mundshme penale, duhet t'ia kalojë dosjen Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), të udhëhequr nga Laura Codruța Kövesi. Përfshirja e EPPO-së ishte një përshkallëzim serioz. Zyra me seli në Luksemburg ka kompetenca hetimore penale për veprat penale që përfshijnë paratë e BE-së dhe kompetenca të pavarura për të ndjekur penalisht të dyshuarit në shumicën e vendeve të BE-së.

Çdo dyshim për mashtrim, korrupsion ose keqpërdorim të fondeve të BE-së mbi një prag të caktuar bie nën mandatin e saj. Meqenëse Akademia financohej nga paratë e BE-së të mbikëqyrura nga organet e BE-së, ajo ra nën përgjegjësinë e EPPO-së. Përfshirja e saj do të thotë që hetuesit besojnë se mund të ketë shkelje penale, jo vetëm parregullsi administrative.

Hetimet e EPPO-së zgjasin shumë, pjesërisht sepse prokurorët e saj kanë më shumë kompetenca sesa homologët e tyre kombëtarë për t'i zgjeruar ato në juridiksione të tjera dhe për të shqyrtuar çdo pistë të mundshme. EPPO punon krah për krah me autoritetet kombëtare. Në Belgjikë, kjo do të thotë që prokurorët e deleguar të emëruar nga BE-ja bashkëpunojnë me policinë federale belge, ndërsa gjyqtarët belgë autorizojnë masa hetimore ndërhyrëse si kontrollet dhe sekuestrimet.

Çfarë ndodh më pas?

Pasi u morën në pyetje nga policia, Sannino dhe Mogherini tani janë zyrtarisht të dyshuar, ndërsa hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë dokumentet që kanë sekuestruar. Javët e ardhshme do të zbulojnë nëse EPPO vendos ta zgjerojë hetimin e saj. Më shumë persona mund të përfshihen në skandal, i cili deri më tani është i kufizuar në të parin nga dy tenderët që EEAS kandidoi për akademinë.

Largimi i Mogherinit nga Kolegji i Evropës ka shkaktuar thirrje për reforma dhe do të kërkojë gjetjen e një rektori të ri. Ndërsa dalja në pension e parakohshme e Saninos do të thotë se drejtoria e tij për Lindjen e Mesme ka nevojë për një zyrtar të ri të lartë të përhershëm. Në rrezik është besueshmëria e Kolegjit të Evropës, ku shumë eurokratë mësojnë se si funksionon Brukseli, EEAS dhe Komisioni, por është një provë e madhe edhe për prokurorin e BE-së./Dosja.al

 

federica mogherini

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin