LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Ekspertët janë të ndarë nëse kjo është një gjë e mirë, apo e keqe për bizneset e Musk, apo për politikën e Trump.

18 December 2024, 21:18 Nga M.B
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga
Donald Trump dhe Elon Musk

SHBA- Elon Musk, doli së bashku me Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, menjëherë pas zgjedhjeve, me sigurinë që shfaqi edhe vetë kandidati fitues.

“Publiku na ka dhënë një mandat që nuk mund të ishte më i qartë se kaq. Populli foli. Populli dëshiron ndryshim", i tha zoti Musk audiencës së donatorëve më të mëdhenj të zotit Trump dhe drejtuesve të fushatës elektorale.

"Ne do t'i shkundim gjërat. Do të bëjmë revolucion", shtoi ai.

Lidhja e zotit Musk me zotin Trump ka krijuar një aleancë mes politikanit më të fuqishëm të Amerikës dhe biznesmenit më të pasur të saj. Një përqindje pothuajse e barabartë amerikanësh kanë pikëpamje pozitive për secilin, sipas një sondazhi të ri nga qendra ‘NORC’ për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike dhe agjencia e lajmeve ‘AP’.

Ekspertët janë të ndarë nëse kjo është një gjë e mirë, apo e keqe për bizneset e Musk, apo për politikën e Trump.

Por kjo mund të ketë ndikim të gjerë në të dyja sferat. Musk, pasuria e të cilit arrin në 400 miliardë dollarë, mbikëqyr gjashtë biznese, ndërsa vazhdon të punojë ngushtë me zotin Trump mes tyre: kompaninë prodhuese të makinave elektrike ‘Tesla’, platformën e mediave sociale ‘X’, kompaninë e teknologjisë hapësinore ‘SpaceX’, kompaninë ‘Neuralink’, e cila synon të ndihmojë njerëzit me paralizë të komunikojnë nëpërmjet mendimeve të tyre, falë pajisjesh që u vendosen në tru, kompaninë ‘xAI’, me mision për të avancuar zbulimin shkencor dhe për të fituar një kuptim më të thellë të universit nëpërmjet inteligjencës artificiale, si dhe kompaninë ‘The Boring Co’ që ndërton tunele të sigurta dhe me kosto të ulët transporti të shërbimeve e mallrave.

“Edhe pse ka një ndikim negativ, çka mund të çojë në izolimin e një pjesë të klientëve që mund të mos jenë mbështetës të zotit Trump, përfitimet do të jenë më të mëdha sesa humbjet, kur bëhet fjalë për të pasur një pozitë si krahu i djathtë pranë zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Dan Ives, një analist në kompaninë e shërbime finaciare ‘Wedbush Securities’.

Ross Gerber, drejtor ekzekutiv i kompanisë ‘Gerber Kawasaki Wealth and Investment Management’, (kompani e menaxhimit të invetimeve dhe shërbimeve finaciare) thotë se është një investitor në kompaninë Tesla të zotit Musk. Ai zotëron një makinë Tesla ‘Cybertruck’, që ka marrë shumë vëmendjeje, por që ka qenë gjithashtu subjekt shqetësimesh lidhur me sigurinë.

“Duke pasur një drejtor ekzekutiv që nuk punon në kompaninë ku keni invstuar e që do të ngarkohet me detyrën për të pushuar punonjësit e qeverisë ... si aksioner, si investitor, unë po paguaj për dikë që të mos punojë për kompaninë në të cilën kam investuar”, tha ai, duke e quajtur këtë diçka të padrejtë.

Por pavarësisht skepticizmit të tij, zoti Gerber thotë se do të vazhdojë të investojë në bizneset e zotit Musk.

"Kam bërë shumë para me Elonin", tha ai. "Unë nuk i jam futur investimeve bazuar tek popullariteti i drejtuesit ekzekutiv”.

Mbështetja ndaj zotit Musk është pothuajse e barabartë me atë të zotit Trump Musk nuk duket se e ndihmon zotin Trump me atë kategori njerëzish që nuk e mbështesin presidentin e ardhshëm. Ai nuk është më popullor në mesin e amerikanëve sesa vetë presidenti i zgjedhur dhe po kështu rreth gjysma e amerikanëve, nuk mbështesin as atë dhe as zotin Trump, sipas sondazhit.

Rreth 40 për qind e amerikanëve kanë një pikëpamje disi, ose shumë të favorshme për personin më të pasur në botë, shumë e ngjashme me përqindjen që mbështesin zotin Trump. Po kështu, rreth gjysma e amerikanë në moshë të rritur kanë një pikëpamje disi, ose shumë të pafavorshme për zotin Musk - shifër sërish e ngjashme me mbështetjen që gëzon zoti Trump.

Sipas një eksperteje politike, zoti Musk është personi ideal për t’i vërtetuar zotit Trump imazhin që ka kultivuar për veten si një biznesmen i suksesshëm, që po e mbush kabinetin e tij apo ka përzgjedhur për këshilltarë kryesorë biznesmenë miliarderë.

"Zoti Trump ka përhapur gjithmonë imazhin e një biznesmeni shumë të suksesshëm. Qënia e Muskut me të, e përforcon këtë imazh, se ai është personi i duhur për ekonominë, i mirë për të gjithë për të fituar para", thotë Christine Matthews, e cila merret me anketa kombëtare e që ka punuar për republikanët.

Musk zotëron edhe kompaninë ‘X’, platformën e mediave sociale të njohur më parë si ‘Twitter’, të cilën e ktheu në një megafon të ideve konservatore. Pasi shpenzoi rreth 250 milionë dollarë për të mbështetur zotin Trump në zgjedhje, zoti Musk ka sinjalizuar se është i gatshëm të mbështesë garat e republikanëve për Kongresin në vitin 2026, që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit. Trump e ka ngarkuar atë të udhëheqë një grup, që do të merret me zvogëlimin e qeverisë federale dhe të rregullave federale.

Musk dhe bizneset që zotëron

Tesla pritet të sigurojë fitime të konsiderueshme nën administratën Trump, e cila ka kërcënuar të heqë subvencionet për energjinë alternative dhe automjetet elektrike, gjë që do të dëmtonte më shumë konkurrentëve më të vegjël të Teslës. Po ashtu planet e zotit Trump për tarifa të mëdha mbi importet kineze e bëjnë më pak të ngjarë që makinat elektrike kineze të shiten me shumicë në Shtetet e Bashkuara në një të ardhme të afërt.

Disa analistë besojnë se roli i miliarderit do të shërbejë për të krijuar një klimë shumë miqësore për Teslën në vitet e ardhshme. Ives, analist në kompaninë ‘Wedbush Securities’, thotë se marrëdhënia e zotit Musk me zotin Trump mund të "revolucionarizojë historinë e Teslës, veçanërisht rreth robotikës, inteligjencës artificiale apo makinave pa shofer".

Investitorët, tha ai, janë optimist për zotin Musk dhe e shohin ngjitjen e tij në politikë, si një rast i veçantë, që ia vlen të festohet.

Ndryshe nga zoti Gerber, zoti Ives beson se eliminimi i përfitimit deri në 7 mijë dollarë nga taksat për individët që blejnë një makine elektrike dhe heqja e subvencioneve për prodhuesit amerikanë të makinave, makinave ‘Hyundai’ si dhe kompanive të tjera, do të krijojë mundësi për Teslën. Aksionet e Teslës në bursë shënuan një rekord të martën. Shumë nga fitimet e fundit të kompanisë u regjistruan pas fitores së zotit Trump.

Por zoti Gerber mendon se kjo rritje ndodhi për shkak se investitorët besojnë se Tesla do të ketë një avantazh kur bëhet fjalë për makina autonome, pa shofer, pasi zoti Trump mund t'i japë kompanisë licencë në rang kombëtar. Megjithatë, ai mendon se Tesla do të jetë "humbësi i madh" mes bizneseve të zotit Musk për shkak të premtimit të zotit Trump për t'i dhënë fund përfitimit nga taksa për blerjen e një makine elektronike.

Kompanitë e tjera të zotit Musk – përfshirë atë që lidhet me inteligjencën artificiale 'xAI' – mund të shijojnë rezultatet ose avantazhet pozitive të punës së miliaderit me administratën Trump, tha ai.

“Inteligjenca Artificiale është një investim transformues që do të kërkojë miratimin e shumë rregulloreve, veçanërisht rreth sigurisë dhe informacionit”, tha zoti Gerber duke shtuar se kjo gjë e favorizon zotin Musk duke qenë “aty ku është".

Marrëdhënia mes zotit Trump dhe zotit Musk është unikë në historinë e vendit, tha David Nasaw, biograf i dy manjatëve amerikanë të biznesit, Andrew Carnegie dhe William Randolph Hearst. Ai vë në dukje se suksesi i zotit Musk, ndryshe nga ai i manjatëve të tjerë, është mbështetur tek subvencionet dhe vendimet e qeverisë që kanë qenë në favor të bizneseve të tij, nga kompania ‘Tesla’ tek ‘SpaceX’.

"Ai është një person i rrallë", tha zoti Nasaw duke iu referuar zotit Musk./ VOA

shba

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...