16 February 2023, 19:29
Nga k.m.
Jens Stoltenberg dhe Mevlüt Çavuşoğlu
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se është koha që të ratifikohen protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, si anëtarë të rinj të aleancës ushtarake. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara, me në krah Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, Stoltenberg tha se kryesore nuk është nëse vendimi do të merret për të dyja vendet në të njëjtën kohë, por që miratimi i protokolleve të bëhet "sa më shpejt të jetë e mundur".
Çavuşoğlu tha se Turqia mund t'i shqyrtojë kërkesat e dy vendeve për anëtarësim, veç e veç.
Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtarë të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar protokollet për pranimin në aleancë të Finlandës dhe Suedisë, një proces që duhet të jetë unanim. Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u bërë pjesë e NATO-s vitin e kaluar, pas sulmit rus në Ukrainë. Ngurrimi i Turqisë lidhet kryesisht me Suedinë, qeverinë e së cilës Ankaraja e akuzon se është shumë e butë me grupet që Turqia i konsideron si organizata terroriste.
Të enjten, Stoltenberg tha se Suedia dhe Finlanda kanë zbatuar politika që marrin parasysh shqetësimet e shprehura nga Turqia duke vënë në dukje se terrorizmi, do të jetë një temë kryesore në takimin e NATO-s që mbahet në korrik.
“Ky është një vendim i Turqisë. Është qeveria turke, parlamenti turk që vendos mbi çështjen e ratifikimit (të protokolleve të pranimit)”, tha ai./VOA
mevlut Çavusoglu jens stoltenberg
Bota
16 February 2023, 19:26
k.m.
Volkswagen
GJERMANI- Një gjykatë gjermane hodhi poshtë një padi të grupit mjedisor "Greenpeace" për të detyruar prodhue...
Bota
16 February 2023, 19:25
a.l
Kinë
KINË- Kina ka vendosur sanksione ndaj dy prodhuesve amerikanë të mbrojtjes lidhur me shitjet e armëve në Tajvan, nj...
Bota
16 February 2023, 19:19
a.l
Viktor Janukoviç
ZVICËR- Qeveria zviceriane ka kërkuar konfiskimin e aseteve të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Med...
Bota
16 February 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL – Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve të NATO-s mbajtën një takim e...
Bota
16 February 2023, 19:15
a.l
SHBA
SHBA- Dy pilotë të Gardës Kombëtare të Tenesit kanë humbur jetën, helikopteri që ata drejtonin u rrëzua n...
Bota
16 February 2023, 19:12
k.m.
Radoje Zvicer
MAL I ZI- Kreu i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer ka premtuar 1 milion euro shpërblim për atë që “heq&...
Bota
16 February 2023, 19:11
a.l
Marina Yankina
RUSI- Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të ...
Bota
16 February 2023, 19:11
k.m.
Foto ilustruese
Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë pasi Vjena dëboi katër punonjës të mi...
Bota
16 February 2023, 19:06
a.l
Eva Kaili
GREQI- Eruoeputetja greke Eva Kaili, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit Katar-Gate mund të lir...
Bota
16 February 2023, 18:52
k.m.
Dorin Recean
Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një qeveri pro-perëndimore të udhëhequr nga Kryeministri Dorin Recean, ...