LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Kërcënimi bërthamor i Putinit, përshkallëzim i rrezikshëm

Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.

21 September 2022, 19:17 Nga I.A
Stoltenberg: Kërcënimi bërthamor i Putinit,
Jens Stoltenberg

SHBA- Kërcënimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e armëve bërthamore pas ngecjeve të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë është “një retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.

Stoltenberg tha në një intervistë për Reuters se njoftimi i Putinit përbën mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo, sipas tij, do të përshkallëzojë konfliktin, që do të çojë në humbje më të mëdha të jetës. Por, shefi i NATO-s shtoi se njoftimi i Putinit po ashtu dëshmon se lideri rus ka bërë “një gabim të madh” kur ka vendosur që të pushtojë Ukrainën më 24 shkurt.

Ai tha se aleanca ushtarake e NATO-s do të qëndrojë e qetë “dhe nuk do të angazhohet në retorika të pamatura dhe të rrezikshme bërthamore sikurse presidenti Putin”.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është të dëshmohet se presidenti Putin nuk do të fitojë në fushëbetejë. Kur ai ta kuptojë këtë, ai do të detyrohet të ulet dhe të negociojë një marrëveshje të arsyeshme me Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Gjatë një adresimi më 21 shtator, Putin njoftoi se do të mobilizojë deri në 300.000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë. Ai po ashtu mbështeti planin për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të përdorë armë bërthamore për ta mbrojtur Rusinë.

“Nëse integriteti territorial i shtetit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë – ky nuk është blof”, tha Putin.

Fjalimi i Putinit erdhi pasi forcat ruse janë dëbuar nga disa zona që kishin pushtuar në verilindje të Ukrainës, pasi Kievi nisi një kundërofensivë më herët gjatë këtij muaji.

“Fjalimi i presidentit Putin dëshmon se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, tha Stoltenberg.

“Ai ka bërë një gabim të madh, një gabim strategjik”, tha Stoltenberg duke iu referuar Putinit.

“Përfshirja e më shumë trupave do ta përshkallëzojnë konfliktin. Kjo nënkupton më shumë vuajtje, më shumë jetë të humbura – jetë të ukrainasve, jetë të rusëve”, tha Stoltenberg.

Gjatë fjalimit, Putin, pa dhënë asnjë dëshmi, tha se zyrtarët e shteteve anëtare të NATO-s kanë kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë dhe se Rusia “ka po ashtu një sërë armësh” të shkatërrimit në masë.

Sipas Stoltenberg, NATO ende nuk ka parë ndonjë ndryshim në lëvizjen apo gatishmërinë e forcave bërthamore të Rusisë dhe shtoi se është kyçe që të parandalohet një përshkallëzim i tillë.

“Ne do të sigurohemi se nuk do të ketë asnjë keqkuptim në Moskë sa i përket seriozitetit të përdorimit të armëve bërthamore... Dhe për këtë arsye ne kemi qenë të qartë në komunikimet tona me Rusinë lidhur me pasojat e paprecedentë, lidhur me faktin se lufta bërthamore nuk mund të fitohet nga Rusia”.

Separatistët në katër rajonet ukrainase Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, njoftuan më 20 shtator se planifikojnë të mbajnë të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Ata thanë se votime të tilla do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator. Plane për mbajtjen e votimeve të tilla janë dënuar nga Perëndimi.

Marrë nga REL

jens stoltenberg nato vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin