Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Stoltenberg: Shpresojmë që së shpejti Suedia të anëtarësohet në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka postuar së fundmi në faqen e tij zyrtarë në Twitter, një mesazh në lidhje me zgjerimin e aleancës, ku shprehet se shpreson që së shpejti të anëtarësohet edhe Suedia.
9 June 2023, 10:43Nga a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka postuar së fundmi në faqen e tij zyrtarë në Twitter, një mesazh në lidhje me zgjerimin e aleancës, ku shprehet se shpreson që së shpejti të anëtarësohet edhe Suedia.
“Ndihem i kënaqur që takova kryeministren Sanna Marin, aleaten tonë më të re Finlandën për t’u përgatitur për samitin e NATO-s në Vilnius. Ne planifikojmë të miratojmë një tjetër paketë mbështetje për Ukrainën shumëvjeçare dhe të forcojmë mbrojtjen tonë. Ne gjithashtu presim me padurim anëtarësimin e Suedisë si një aleat i plotë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur,” theksoi Stoltenberg.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) June 9, 2023
Pak ditë më parë nga një takim që zhvilloi në Oslo, ai është shprehur se të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, e kanë ftuar Suedinë që të anëtarësohet në NATO. Ai u shpreh se po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.