21 April 2024, 22:06
Nga N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunave veriore të Kosovës. Sveçla në reagimin e tij është shprehur se Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tani udhëzohet nga Beogradi ku përmes formave të ndryshme kanë bërë që serbët të bojkotojnë procesin e sotëm. Ai më tej në reagim ka përgëzuar institucionet e sigurisë për përmbylljen e këtij procesi pa incidente.
“Përgëzoj institucionet tona të sigurisë falë përkushtimit të së cilave sot përmbyllëm këtë ditë të zgjedhjeve pa asnjë incident të vetëm në katër komunat veriore. Republika e Kosovës i dha mundësinë qytetarëve të katër komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre. Në anën tjetër, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik,” tha ai.
Sveçla më tej shtoi se ata do të vazhdojmë angazhimin e tyre për qytetarët dhe se institucionet do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit. Ai gjithashtu tha se Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim.
“Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Sveçla.
xhelal sveçla beograd referendumi per kryetaret ne veri
Bota
21 April 2024, 21:49
N.F
Donald Trump
SHBA- Të hënën gjyqi penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të nisë me mbatjen e deklaratave hapëse nga...
Bota
21 April 2024, 21:30
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me dështimin e referendumit të kryetarëve...
Bota
21 April 2024, 21:26
N.F
ULQIN- Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të...
Bota
21 April 2024, 20:55
N.F
Elbert Krasniqi
KOSOVË- Ministër i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi i ka bërë thirrje BE-së të...
Bota
21 April 2024, 20:44
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një aeroport ndërkombëtar i financuar nga Kina në Nepal u hap më shumë se një vit më par...
Bota
21 April 2024, 20:29
N.F
Lista serbe
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat ver...
Bota
21 April 2024, 20:14
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI- Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit të saj. Shtatë kandidatë janë n&...
Bota
21 April 2024, 19:56
N.F
Osmani dhe Vuçiç
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas mbylljes së qendrave te votimit në veri n&eum...
Bota
21 April 2024, 19:34
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, u mbyllën të diel&eum...
Bota
21 April 2024, 18:39
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Irani prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë, dobësimi i valutës e pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Mas...