Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në libër, Charles Spencer përshkruan periudhën pas vdekjes së motrës së tij në shtator 1997. Ai tregon për një bisedë telefonike me princin e atëhershëm Charles, ku diskutohej nëse dy nipërit e tij duhej të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë funeralit.

ANGLI- Libri i Earl Charles Spencer nuk ishte publikuar ende kur shpërtheu skandali i parë. Pjesët e para të librit "Swan Song – Motra ime Diana" u botuan në gazetën britanike Daily Mail gati një javë para datës zyrtare të publikimit, dhe përmbajtja e tyre ka shkaktuar reagime të forta.
Në libër, Charles Spencer përshkruan periudhën pas vdekjes së motrës së tij në shtator 1997. Ai tregon për një bisedë telefonike me princin e atëhershëm Charles, ku diskutohej nëse dy nipërit e tij duhej të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë funeralit.
Sipas Spencerit, babai i tyre Charles ishte pro kësaj ideje, ndërsa ai vetë ishte kundër. Më pas, sipas librit, telefonata u përshkallëzua. Princi Charles thuhet se ishte zemëruar dhe kishte akuzuar familjen Spencer për mungesë ndjenje detyre. Më pas ai ishte qetësuar papritur dhe kishte thënë me zemërim: "Shumë shpejt do ta harrojmë."
Akuza të menduara me kujdes dhe reagime zyrtare
Gati 30 vjet pas vdekjes së Dianës, këto fjalë vazhdojnë të shkaktojnë tronditje në Britaninë e Madhe. Për shumë njerëz, Diana mbetet ende "Princesha e Popullit". Serialet si The Crown dhe filmat biografikë e kanë bërë atë sërish shumë të njohur vitet e fundit. Ndoshta edhe për këtë arsye, Pallati Mbretëror reagoi shumë shpejt. Brenda më pak se 90 minutash nga publikimi i akuzave të para, u lëshua një deklaratë ku thuhej se mbreti e kuptonte se pikëllimi i një vëllai mund të ndikojë, edhe pas shumë vitesh, në arsyetimin, gjykimin dhe kujtesën e tij.
Me fjalë të tjera, Pallati sugjeronte se Charles Spencer nuk po thoshte të vërtetën. Një reagim i tillë nga familja mbretërore është i rrallë. Zakonisht zbatohet parimi: "Mos shpjego kurrë, mos u anko kurrë."
Prandaj, reagimi i shpejtë dhe i ashpër tregon se tema e Dianës mbetet ende një plagë e hapur për familjen mbretërore. Për më tepër, këto akuza vijnë në një vit që tashmë ka qenë i mbushur me skandale për monarkinë britanike: arrestimi i Princit Andrew, konfliktet e vazhdueshme mes Princit Harry dhe familjes së tij, si dhe rikthimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në Britani. Ekspertja e familjes mbretërore Emily Nash thotë: "Këto akuza kundër mbretit janë jashtëzakonisht të dëmshme. Ato duket se synojnë ta rëndojnë atë ndërsa është në fron dhe po i nënshtrohet trajtimit për kancer. Gjithçka duket shumë e kalkuluar."
"U çudita sa i gëzuar tingëllonte"
Charles Spencer shkon edhe më tej në akuzat e tij. Ai pretendon se, në një tjetër bisedë telefonike, Princi i atëhershëm i Uellsit tingëllonte i lehtësuar dhe madje disi i gëzuar kur mori lajmin për vdekjen e Dianës. Kjo do të nënkuptonte se mbreti i sotëm ishte i kënaqur që ish-bashkëshortja e tij kishte vdekur.
Kritikët pyesin nëse Spencer nuk po interpreton tepër situatën. Por ai këmbëngul: "Çdo detaj në këtë libër e kam përshkruar ashtu siç e kam parë dhe përjetuar në atë kohë. U habita sa i gëzuar tingëllonte dhe po e përsëris këtë këtu." Spencer, i cili është historian, thotë se po dëshmon nga përvoja e tij personale për mënyrën se si e ka njohur dhe përjetuar Dianën Libri nuk trajton vetëm vdekjen e saj, por edhe jetën dhe ndikimin e saj.
Megjithatë, sipas Emily Nash, fakti që pjesët e para të publikuara përqendrohen pothuajse tërësisht te vdekja e Dianës dhe ditët pas saj është i çuditshëm. Ajo shton: "Është e habitshme që Charles Spencer ka vendosur t'i publikojë këto detaje kaq shumë vite më vonë." Sipas saj, kjo nuk i shërben kujtimit të motrës së tij.
Libri mund të jetë vetëm fillimi
Mbetet e diskutueshme nëse libri sjell një këndvështrim krejtësisht të ri mbi Dianën dhe jetën e saj. Disa e konsiderojnë një vepër revolucionare, ndërsa të tjerë e shohin si një përpjekje të Charles Spencer për të përfituar nga kujtimi i motrës së tij. Vetë Spencer thotë se tani ka treguar gjithçka që kishte për të thënë, megjithëse ka edhe histori të tjera që mund t'i rrëfente, por sipas tij ato nuk duhet të bëhen publike.
Megjithatë, është e qartë se ai nuk do të jetë i fundit që do të flasë për Dianën. Në gusht 2027 do të shënohen 30 vjet nga vdekja e saj. Shumë nga organizatat bamirëse me të cilat ajo ka bashkëpunuar po planifikojnë aktivitete përkujtimore, ndërsa Princ Harry thuhet se po punon për një dokumentar kushtuar nënës së tij.
Ekspertja Emily Nash beson se: "Do të dalin edhe shumë gjëra të tjera. Do të dëgjojmë më shumë për lidhjet e saj dashurore dhe për regjistrimet që ajo bëri fshehurazi. Ky do të jetë një vit i vështirë për mbretin." Pas deklaratës së parë të ashpër kundër librit të Charles Spencer, Pallati Mbretëror është rikthyer në heshtje, ndërsa duket se po përgatitet për çdo zhvillim tjetër që mund të sjellë viti i ardhshëm./DW
foto ilustruese GJERMANI- “E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich M...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të jap&eum...
foto ilustruese IRAN- Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminal...
Foto ilustruse SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Iowa, në SHBA ku një mësuese e klasës së pestë dhe nj&...
Benjamin Netanyahu SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se rrëzimi i qe...
Giorgia Meloni ITALI- Qeveria italiane ka miratuar masa të reja për arsimin, që përfshijnë kufizimin në 30% të numrit t&...
Zohran Mamdani SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netany...
Polymarket SHBA- Nju Jorku ka ngritur padi ndaj platformës së tregjeve të parashikimit Polymarket, duke e akuzuar për operimin e loj&eu...
Benjamin Netanyahu SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ironizoi delegatët e Kombeve të Bashkuara që u larguan nga salla e Asamble...
Avioni Airbus A330 i Iran Air, i parë duke u ulur në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, Amsterdam, Holandë, 2 korrik 2020 IRAN- Irani ...