4 September 2023, 11:24
Nga f.i
foto ilustruese
KINË- Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui goditi pjesën jugore dhe lindore të ishullit. Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.
Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi pjesën malore të ishullit një juglindje, para se të nisej të dielën drejt jugut. Stuhia la pa energji elektrike mbi 240.000 amvisëri, por autoritetet thanë të hënën se mbi 34.000 shtëpi vazhdojnë të mos kenë rrymë, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut.
Shkollat u mbyllën në jug, lindje dhe në Tajvanin qendror, teksa kryeqyteti, Taipei, u godit nga reshje shiu dhe erëra. Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë.
Tajvani po ashtu anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile.
Haikui është më i dobët se tajfuni Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.
Më 4 shtator, Haikui ka lëvizur në Ngushticën e Tajvanit dhe është nisur drejt Kinës, thanë autoritetet tajvaneze. Stuhia ende do të vazhdojë të sjellë të reshura të dendura shiu në ishull deri në mesin e javës.
Agjencia kombëtare e motit në Kinë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme dhe valë të mëdha deti në provincat bregdetare të Fujianit dhe Guangdongut dhe u ka bërë thirrje anijeve që të marrin masa mbrojtëse.
Marrë nga REL
tajvani
Bota
4 September 2023, 11:02
f.i
Rustem Umerov dhe Taulant Balla
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka emëruar në postin e ministrit të Mbro...
Bota
4 September 2023, 10:26
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Një sherr mes dy personave ka përfunduar në të shtëna me armë mbrëmjen e shkuar në...
Bota
4 September 2023, 10:16
f.i
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
RUSI- Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbahet so...
Bota
4 September 2023, 10:07
f.i
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri prej mbrëmjes së kaluar, ku do të q&eu...
Bota
4 September 2023, 09:33
A.B
Ecejake diplomatike të të ngarkuarit të BE
Javën e kaluar, Lajçak takoi ndaras dy udhëheqësit e Kosovës d...
Bota
4 September 2023, 09:24
A.B
Foto ilustruese
SHBA-Sperma e salmonit. Mund ta kemi mësuar nga Jennifer Aniston, por së fundmi është domosdoshmëri...
Bota
4 September 2023, 08:51
A.B
Scholz: Ka përfunduar debati mbi përdorimin e energjisë bërthamore
Me përfundimin e shfrytëzimit ka filluar edhe çmontim...
Bota
4 September 2023, 08:40
A.B
Moti
SPANJË- Kaos është shkaktuar në Spanjë nga reshjet e rrëmbyeshme që kanë goditur kryeqytetin dhe qytetet ...
Bota
4 September 2023, 08:27
A.B
Donald Trump
SHBA-Senatori demokrat Tim Kaine i Virxhinias tha se ai beson se ekziston një "argument i fuqishëm" që duhet të bëhet...
Bota
4 September 2023, 07:58
A.B
Pallati
KINË- Momente befasuese u filmuan në Kinën jug-qendrore kur një vajzë e vogël u var 21 metra në a...