LIVE UPDATES
Bota

Takimet 'maratonë' me Escobar në Kosovë dhe Serbi/ Lajçak: Shpresuam për rezultate pozitive, por tensionet mbeten ende të larta

Lajçak poashtu ka treguar se tashmë do të informoj BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi rezultatet paraprake të bisedimeve dhe hapat e mëtejshëm për procesin e dialogut mes palëve. 

12 June 2023, 07:49 Nga a.l
Takimet 'maratonë' me Escobar në Kosovë dhe Serbi/
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka reaguar sërish lidhur me vizitat e bëra më herët në Kosovë dhe Serbi bashkë me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.  Përmes një postimi në Facebook, Lajçak shkruan se qëllimi i vizitës ishte që të gjendet potenciali për një zgjidhje politike, pas tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës. Ai bëri me dije se në takimet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi u ka bërë me dije shqetësimet që kanë për situatën në veri dhe nevojën për shtensionim të menjëhershëm. Emisari i BE-së, më tej ka përmendur edhe takimin që kishte me liderët e partive opozitare në Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Sa i përket vizitës në Serbi dhe takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, Lajçak shkruan se edhe me liderin serb patën diskutime të thella. Lajçak poashtu ka treguar se tashmë do të informoj BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi rezultatet paraprake të bisedimeve dhe hapat e mëtejshëm për procesin e dialogut mes palëve. 

 SHKRIMI I PLOTË: 

Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Bruksel me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me synimin për të trajtuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës që të gjithë e kemi dëshmuar gjatë javës së fundit dhe eksploruar potencialin për një zgjidhje politike.

Në Kosovë, u takuam me kryesinë e lartë përfshirë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimet tona ishin të gjata. Përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për de-përshkallëzim të menjëhershëm. Ritheksuam atë që BE dhe SHBA kanë kërkuar nga Palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për zgjidhje politike: de-përshkallëzim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialogun për normalizim.

Ne gjithashtu u kontaktuam me krerët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton mbi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për të shpërndarë tensionet.

Meqë asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirjen e popullatës së prekur, unë dhe DAS Escobar u takuam me përfaqësues të Srpska Listës dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje

Nga Prishtina, vazhduam misionin tonë në Beograd. Në Beograd patëm diskutime po aq të gjata dhe gjithashtu jo të lehta me presidentin Vuçiç. Ne i shpjeguam atij se si duhet të kontribuojë në një rrugëdalje nga kriza aktuale dhe trajtuam situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Veçanërisht theksuam se ndërkohë që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. DAS Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta.

Kështu që pas një ndalese të shkurtër në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata rastin të bisedoj me një numër njerëzish nga Evropa dhe SHBA, tani jam kthyer në Bruksel për t’i informuar BE-në dhe Shtetet Anëtare gjetjet dhe hapat e ardhshëm.

Vazhdojmë përpjekjen tonë për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike.
Pas disa ditësh në rrugë, u ktheva me diell Bruksel. Këtë javë vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me zëvendësministrin amerikan dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim të adresimit të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të cilën të gjithë e kemi dëshmuar gjatë javës së kaluar, si dhe për të eksploruar zgjidhjet potenciale politike.

Në Kosovë, u takuam me zyrtarë të lartë, përfshirë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi, me të cilët zhvilluam diskutime të gjata. Shprehëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në normalizim të dialogut. Gjithashtu iu drejtuam përfaqësuesve të opozitës kosovare-shqiptare për t’iu shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmet që ajo i shkaktoi reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.

Meqenëse asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirjen e popullatës së prekur, së bashku me DAS Escobar u takuam me përfaqësues të Listës Serbe dhe shoqërisë civile për t’i dëgjuar dhe shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e

Nga Prishtina vazhduam rrugëtimin për në Beograd, ku patëm diskutime po aq të gjata dhe aspak të lehta me presidentin Vuçiç. I shpjeguam se si duhet të kontribuojë në daljen nga kriza aktuale dhe adresuam situatën e vështirë të serbëve në Kosovë. Veçanërisht theksuam se edhe pse të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, dhuna nuk është asnjëherë e pranueshme dhe nuk mund të ketë vend për pandëshkueshmëri.

Shpresuam që udhëtimi ynë të sjellë më shumë përfitime, por pavarësisht disa shenjave pozitive, tensionet mbeten të larta.
Kështu që pas një ndalese të shkurtër në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata mundësinë të flas me shumë njerëz nga Evropa dhe SHBA, tani jam kthyer në Bruksel për të përditësuar BE-në mbi gjetjet dhe hapat e ardhshëm. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

miroslav lajçak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin