18 March 2024, 09:12
Nga N.F
Zabiullah Mujahid
AFGANISTAN- Talibanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakistani i ka kryer dy sulme ajrore në territorin afgan, duke i vrarë pesë gra dhe tre fëmijë. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid i ka dënuar sulmet, dhe i ka konsideruar si shkelje e sovranitetit.
Për sulmet është raportuar teksa vendet fqinje besojnë se sulmet e fundit në Pakistan janë nisur prej tokës afgane. Talibanët që janë në pushtet në Afganistan, i kanë hedhur poshtë këto akuza.
“Emiratet Islamike të Afganistanit nuk e lejojnë askënd që të komprometojë sigurinë, duke e shfrytëzuar territorin afgan”, ka thënë Mujahid.
Sulmet kanë lënë të vrarë pesë gra dhe tre fëmijë në provincat lindore Kost dhe Paktika, ka thënë ai. Ushtria e Pakistanit nuk i ka komentuar akuzat afgane. Ditë më parë ka pasur raportime për sulme të disa militantëve në Pakistan, duke lënë të vrarë shtatë zyrtarë të sigurisë.
Ndonëse ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka nxitur sulmin, Qeveria e Pakistanit dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se sulmet janë shtuar në muajt e fundit dhe për një pjesë të tyre përgjegjësinë e kanë marrë talibanët pakistanezë, dhe që sulmet janë nisur prej tokës afgane.
Talibanët afganë, në anën tjetër, e kanë mohuar që lejojnë territorin e tyre të shfrytëzohet prej militantëve.
“Pakistani nuk duhet të fajësojë Afganistanin për mungesë kontrolli, jokompetencë dhe problemet që i ka në territorin e vet”, ka thënë Mujahid përmes deklaratës.
“Incidente të tilla mund të kenë pasoja shumë të rënda, të cilat nuk do të jenë në kontrollin e Pakistanit”.
Marrë nga REL
zabiullah mujahid talibane afganistan sulme
Bota
18 March 2024, 08:59
M.B
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol
SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i quajti të hënën...
Bota
18 March 2024, 08:54
N.F
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në...
Bota
18 March 2024, 08:49
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayerischen Rundfunks" (BR) në Gjermani nxorrën...
Bota
18 March 2024, 08:42
N.F
Policia australiane
AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Melburn pasi një burrë ka humbur jetën ...
Bota
18 March 2024, 08:47
M.B
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një letër preside...
Bota
18 March 2024, 08:43
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Puti...
Bota
18 March 2024, 08:34
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik (18.03) sërish debatohet për një ligjin e ashtuquajtur l...
Bota
18 March 2024, 08:24
N.F
Akrobatja
RUSI- Një akrobate e re ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga rreth 4 metra lartësi gjatë nj&e...
Bota
18 March 2024, 08:31
M.B
Ushtria izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka thënë të hënën se trupat e saj kan&e...
Bota
18 March 2024, 08:18
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të dielën se presidenti rus, Vladimir Putin, d&eu...