LIVE UPDATES
Bota

“Targat,” pse BE nuk ia del dot vetë me Kosovën e Serbinë

Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku qëndron problemi dhe kush është fajtor.

22 November 2022, 19:43 Nga k.m.
“Targat,” pse BE nuk ia del dot vetë me Kosovën e
Pamje nga takimi

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin.

Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku qëndron problemi dhe kush është fajtor.

Duke folur për mediat, pa pranuar pyetje, ai tha: Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçic e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi.

Më pas, vazhdoi me një paralajmërim kërcënues:

“Do t’i informoj shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën. E di, kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”.

Tani, Borrell është ndryshe në krahasim me dy paraardhëset e tij, Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, të cilat, po ashtu, kanë ndërmjetësuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, ai flet me gazetarët për dialogun, gjë të cilën paraardhëset e tij e kanë bërë rrallë – nëse e kanë bërë. Dhe kur flet, flet hapur. Mediat e mirëpresin, por kjo gjë nganjëherë e minon natyrën e rolit të tij, që është lehtësues.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ai nuk ka të drejtë. Durimi me Albin Kurtin në Bruksel po mbaron. Shumica e diplomatëve të BE-së e përshkruajnë atë si “të pakompromis”, “të ngutshëm” dhe “të vështirë”. Dhe, është fakt se ai është ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm kosovarë që kanë shkuar në Bruksel për të negociuar me Serbinë. Ai shkon atje për të “qëruar hesape” me Beogradin dhe Vuçiçin. Merr ca pikë në Kosovë dhe nuk shqetësohet për t’u futur në “librin e mirë” të BE-së.

Jo shumëkush mund ta shpjegojë “lojën e tij” me BE-në, por lehtësisht mund të konstatohet se atij i ka humbur durimi me BE-së dhe se shumica e bashkëqytetarëve të tij ndihen njësoj. Jo pa arsye. Në dhjetor, Bosnje e Hercegovina, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet vend kandidat për anëtarësim në BE, duke e lënë Kosovën si të vetmin vend të Ballkanit Perëndimor pa një status të tillë.

Prishtina do të aplikojë formalisht për t’iu bashkuar bllokut muajin e ardhshëm, por të gjithë besojnë se ky aplikacion do të ketë një pritje të vakët, pasi pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet jo vetëm pas të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Nga vera, atë e kanë kapërcyer edhe Moldavia dhe Ukraina, të cilat, derisa Rusia nuk ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, nuk kanë pasur asnjë perspektivë për bashkim me bllokun. Këtu, pastaj, vjen edhe procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Këtë të drejtë, qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të BE-së, e gëzojnë për më shumë se një dekadë.

Ka pasur indikacione se Kosova do ta siguronte liberalizimin e vizave në fillim të vitit të ardhshëm. Më pas Franca, si një zë skeptik, ka sugjeruar që kjo të ndodhë në kohën kur do të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS.

ETIAS është versioni i BE-së i Sistemit Elektronik të SHBA-së për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), përkatësisht një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen të BE-së. Funksionalizimi i tij është shtyrë në disa raste dhe tani është planifikuar për datën 1 nëntor të vitit 2023. Spanja, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ka kuptuar se kjo do të ndodhte gjatë kryesimit të saj me presidencën gjashtëmujore të BE-së. Andaj, liberalizimi i vizave për Kosovën është shtyrë sërish – tani për 1 janar, 2024.

Diplomatët e BE-së thonë se “së paku ka një datë tani”, por për Prishtinën ka qenë një proces poshtërues, që e ka bërë të humbasë besimin te Brukseli. Dhe pastaj, sigurisht se është vetë dialogu. Kurti tha pas takimit katastrofik të Brukselit se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit 2023, për të finalizuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte edhe njohjen reciproke. Ai iu referua një propozimi shumë të përfolur, të cilin Brukseli e ka hartuar me mbështetjen e Francës dhe të Gjermanisë. Pretendimet e tij, megjithatë, u hodhën poshtë nga Brukseli.

Gjëja në të cilën insiston Brukseli, është që fillimisht të zgjidhet çështja e targavetë makinave dhe pastaj të bihet dakord për ndonjë gjë tjetër.

“Nuk mund të ketë negociata për normalizimin e marrëdhënieve nën kërcënimin e dhunës”, tha një zëdhënës i BE-së pas takimit.

Kjo do të thotë se thirrja, edhe një herë, iu drejtua Prishtinës që të shtyjë zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës dhe Beogradit që të pezullojë lëshimin e targave të reja në komunat në Kosovë, të dominuara nga serbët.

Ky, në thelb, është problem i vjetër që i ka sjellë palët në prag të konfliktit disa herë në të kaluarën.

Është krejtësisht e kuptueshme që Kurti të dëshirojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, në vend se të shkojë pjesë-pjesë, pasi kjo qasje nuk ka funksionuar deri më tash.

Përderisa pala serbe, me të drejtë, mund të thotë se Kosova ka ngecur në krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri, që është pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel në vitin 2013, Kosova mund të thotë se shumë dispozita të kësaj marrëveshjeje mbeten të paplotësuara për shkak të hezitimit serb. Me fjalë të tjera: asgjë nuk do të lëvizë derisa gjithçka të lëvizë.

Kjo, plus konkluzioni shumë i mundshëm i nxjerrë nga Kurti se ai nuk ka shumë për të humbur nga një BE që i ka ofruar pak vendit të tij, ka të ngjarë të na kenë sjellë këtu ku jemi aktualisht. Kështu edhe do të vazhdojë të jetë nëse nuk ndodh diçka radikale.

Po, Vuçiç konfirmoi pothuajse menjëherë pas deklaratës së Borrellit se Serbia do të pezullojë lëshimin e targave të reja. Ai u paraqit si burrështetas dhe i pjekur. Por, në Kosovë, kjo mund të interpretohet edhe si “dorëzim” dhe të thuhet se kërcënimet kanë funksionuar. Vetë Kurti e shtyu afatin për riregjistrimin e makinave për 48 orë, përkatësisht deri më 24 nëntor. Por, vendimin e mori pas ndërhyrjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, të hënën vonë. Vorbulla vazhdon. Dhe duket shumë se Uashingtoni – ngurrues deri më tani për të marrë frontin në një rajon ku duhet të dominojë BE-ja – duhet të ndërhyjë. Brukseli nuk është në gjendje të vazhdojë me këtë i vetëm. /REL

reciprociteti per targat dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin