22 November 2022, 18:45
Nga d.a.
Ukraine
UKRAINË- Kreu i operatorit kombëtar të rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, e ka përshkruar dëmin e shkaktuar në objektet gjeneruese të energjisë ukrainase nga sulmet me raketa ruse si "kolosale".
Sipas Guardian, Volodymyr Kudrytskyi, shefi ekzekutiv i Ukrenergo, tha në një konferencë se praktikisht asnjë stacion termik ose hidroelektrik nuk ishte lënë i padëmtuar nga sulmet ruse.
"Shkalla e shkatërrimit është kolosale. Në Ukrainë ka një deficit të prodhimit të energjisë. Ne nuk mund të prodhojmë aq energji sa konsumatorët mund të përdorin."- tha Kudrytskyi.
Ai tha se ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të gjata të energjisë, por se kompania e tij dëshironte të ndihmonte në sigurimin e kushteve që njerëzit të qëndrojnë në vend gjatë dimrit.
Ukraina kishte rezerva të mjaftueshme karburanti pasi i kishte ndërtuar para pushtimit rus, tha ai, dhe po punonte shumë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar, por shpresonte të siguronte disa pjesë rezervë jashtë vendit.
Ai hodhi poshtë nevojën për evakuimin e civilëve, pasi zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk njoftoi të hënën evakuimin e banorëve nga zonat e çliruara së fundmi të rajoneve Kherson dhe Mykolaiv.
Njerëzit nga dy rajonet jugore, të cilat u bombarduan rregullisht nga forcat ruse në muajt e fundit, janë këshilluar të lëvizin në zona më të sigurta në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit, mes frikës se dëmtimi i infrastrukturës së shkaktuar nga lufta është shumë i rëndë për njerëzit që të durojnë dimrin.
I pyetur në lidhje me propozimet për të evakuuar disa qytete të goditura më keq nga mungesa e energjisë, Kudrytskyi tha se thirrje të tilla ishin "të papërshtatshme".
lufta ukraine-rusi volodymyr kudrytskyi
Bota
22 November 2022, 18:37
d.a.
Protesta ne iran
IRAN- Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjimi iranian gjatë protestave që po vazhdojnë që ng...
Bota
22 November 2022, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
SUEDI- Autoritetet suedeze thonë se kanë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar për spiunazh në Stokho...
Bota
22 November 2022, 18:26
d.a.
Britani
BRITANI- Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar më shumë sesa ato të...
Bota
22 November 2022, 17:53
d.a.
Olivier Guerot
KOSOVË- Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t&eu...
Bota
22 November 2022, 17:44
F.M
Shtëpia
ITALI- Një burrë ka vrarë nënën e tij dhe e ka ruajtur në një frigorifer në mënyrë q&e...
Bota
22 November 2022, 17:42
d.a.
Papa Francesku
ITALI- Papa Françesku hoqi të martën të gjithë udhëheqjen e një konfederate ndërkombëtare bam...
Bota
22 November 2022, 17:32
d.a.
Zoran Milanoviç
KROACI- Presidenti kroat Zoran Milanoviç zyrtarisht refuzoi të japë pëlqimin e tij për pjesëmarrjen ...
Bota
22 November 2022, 17:23
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se për gjetjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbis&e...
Bota
22 November 2022, 17:15
d.a.
Pamje nga vendngjarja
FRANCË- Një inspektor tatimor francez është vrarë gjatë një kontrolli në shtëpinë e...
Bota
22 November 2022, 17:02
e.k
Panairi i Librit 2022
TIRANË- Panairi i Librit i organizuar për të 25-stin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve ka tërhequr vë...