6 December 2022, 17:55
Nga d.a.
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pas situatës së krijuar në Mitrovicën e Veriut, nuk ka mundur që të dorëzojë materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjeshme në 4 komunat e vendit.
Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi u shpreh se zyrtarë komunal janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Kosovës për të dorëzuar materialet por janë hasur në disa incidente në Zubin Potok.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, tha për A2 CNN Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së së Kosovës.
Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.
valmir elezi tensione në veri të kosovës
Bota
6 December 2022, 17:44
d.a.
Vucic
TIRANË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosov...
Bota
6 December 2022, 17:32
d.a.
Komuna
KOSOVË- Disa shpërthime janë dëgjuar në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zubin...
Bota
6 December 2022, 17:24
d.a.
Mbretit Charles
BRITANI- Mbretit Charles iu hodh një vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot, me policinë që arresto...
Bota
6 December 2022, 17:15
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me situatën në veri të vendit ku...
Bota
6 December 2022, 17:15
d.a.
Warnock dhe Walker
SHBA- Të martën, shtatë milionë votues të regjistruar në Xhorxhia do të shkojnë në qendrat ...
Bota
6 December 2022, 16:54
d.a.
TV rain
LETONI- Kanali i fundit televiziv i pavarur rus, TV Rain, është mbyllur në Letoni pas më pak se pesë muajsh transmetim pas...
Bota
6 December 2022, 16:43
d.a.
Michel
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur dhe për integrimin e Bosnje Hercegovinës në komunitetin eu...
Bota
6 December 2022, 16:44
d.a.
Lufta ne ukraine
Nga Jaroslav Lukiv për BBC
Ukraina po kalon në mbyllje emergjente për të stabilizuar rrjetin e saj të energjis&e...
Bota
6 December 2022, 16:36
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi se Pr...
Bota
6 December 2022, 16:24
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim t&eum...