1 November 2025, 14:44
Nga E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën. Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) të premten në mbrëmje, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në Izrael.
Në të kaluarën, dorëzimi i mbetjeve mortore që më vonë rezultonte se nuk i përkisnin pengjeve, ka shkaktuar zemërim në Izrael. Qeveria izraelite nuk ka folur për pasojat e mundshme. Të enjten, Hamasi kishte kthyer trupat e dy pengjeve izraelite, të identifikuar si Amiram Kuper dhe Sahar Baruh. Në Gazë tani kanë mbetur trupat e edhe 11 pengje të tjera të zhdukura.
Hamasi i ka kthyer gradualisht trupat në Izrael si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Hamasi thotë se e ka të vështirë t’i gjejë trupat nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara, por Izraeli e akuzon atë për vonesa të qëllimshme.
Lufta në Gazë shpërtheu pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer mbi 250 të tjerë. Izraeli nisi një fushatë të gjerë ushtarake si përgjigje, e cila ka vrarë më shumë se 68.500 palestinezë në Gazë, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi.
Armëpushimi është në fuqi që nga 10 tetori, si pjesë e një plani për paqe, të paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump. Më 13 tetor, sipas kushteve të marrëveshjes, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.
izraelite
Bota
1 November 2025, 13:58
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, është ndër të fundit që u përfshi...
Bota
1 November 2025, 13:14
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Qytetarëve turq do t'u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë n&e...
Bota
1 November 2025, 12:51
E. D
George Sorosin
SHBA- Fushata e Zohran Mamdani po përballet me akuza shpërthyese se ka përfituar dhjetëra miliona dollarë të k...
Bota
1 November 2025, 12:19
E. D
foto ilustruese
LETONI- Parlamenti letonez votoi pro tërheqjes nga Konventa e Stambollit për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna. Pas disa orësh de...
Bota
1 November 2025, 10:48
E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Një tubim përkujtimor po mbahet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë në...
Bota
1 November 2025, 10:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e Rusisë ndaj sektorit civil të energ...
Bota
1 November 2025, 08:41
E. D
Andrew
ANGLI- Ish-Princi Andrew do të marrë një shumë të madhe parash dhe një pagesë vjetore, me shpenzimet person...
Bota
1 November 2025, 08:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Tensionet po rriten në Detin e Karaibeve. Ajo që filloi si një luftë e SHBA-së kundër trafikantëve...
Bota
1 November 2025, 07:48
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e kaluar, (31 tetor). Tragjedia ndodhi n&eum...
Bota
1 November 2025, 07:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Menaxherët e mesëm kurrë nuk e kanë pasur të lehtë. Nëpunësit i shohin me zili për ngjit...