LIVE UPDATES
Bota

Tensione të forta në Serbi para zgjedhjeve, akuzat për përgjime dhe kontroll të medias thellojnë polarizimin

Studentët dhe mbështetësit e tyre janë përballur me akuza nga përfaqësues të pushtetit, të cilët i kanë paraqitur si faktorë që rrezikojnë stabilitetin e vendit dhe që mund të mbështeten nga shërbime të huaja.

9 October 2026, 16:56 Nga G.M
Tensione të forta në Serbi para zgjedhjeve, akuzat për
Aleksander Vuçiç

SERBI- Serbia po përjeton një klimë të thellë polarizimi politik në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Akuzat për përgjime të paligjshme, kërcënime ndaj aktivistëve dhe kontroll të medias kanë shtuar tensionet mes pushtetit, opozitës dhe lëvizjes studentore.

Mediat e huaja raportojnë se fushata zgjedhore po zhvillohet në një atmosferë të ashpër përplasjesh politike, ndërsa lëvizja studentore shihet si një nga sfidat më serioze për Partinë Progresive Serbe (SNS), e cila ndodhet në pushtet. Studentët dhe mbështetësit e tyre janë përballur me akuza nga përfaqësues të pushtetit, të cilët i kanë paraqitur si faktorë që rrezikojnë stabilitetin e vendit dhe që mund të mbështeten nga shërbime të huaja.

Akuzat për përgjime dhe presion ndaj opozitës

Aktivitetet elektorale të përfaqësuesve studentorë në zona të ndryshme të vendit raportohet se janë penguar në disa raste nga forcat e sigurisë ose nga mbështetës të pushtetit. Një raport i publikuar nga organizata CRTA, e cila monitoron proceset demokratike dhe transparencën në Serbi, ngre shqetësime për shkelje të të drejtave dhe lirive demokratike gjatë periudhës parazgjedhore. Dokumenti, që mbulon periudhën 9-30 shtator, bazohet në rreth 3 mijë raste të regjistruara nga vëzhguesit në terren dhe përshkruan një klimë të theksuar pabarazie për qytetarët, kandidatët dhe vëzhguesit zgjedhorë.

Në fokus janë pretendimet për mbikëqyrje të paligjshme të figurave të opozitës, aktivistëve studentorë dhe kritikëve të qeverisë. Sipas raportit, kjo përfshin dyshime për përgjim të komunikimeve dixhitale, si dhe fotografim, filmim dhe ndjekje fizike të aktivistëve nga persona të paidentifikuar. Organizata vlerëson se këto praktika, së bashku me ndërhyrjet e policisë që ajo i konsideron të motivuara politikisht, krijojnë një klimë frikësimi dhe presioni ndaj kundërshtarëve të pushtetit.

Pretendime për keqpërdorim të burimeve publike

Raporti ngre gjithashtu shqetësime për përdorimin e burimeve publike gjatë fushatës dhe për raste të mundshme të blerjes së votave. Sipas të dhënave të paraqitura, rreth një në tre aktivitete të koalicionit qeverisës përmbante elemente që organizata i klasifikon si keqpërdorim të fondeve publike ose blerje votash. Këto pretendime shtojnë pikëpyetjet mbi barazinë e garës elektorale dhe kushtet në të cilat partitë dhe kandidatët po zhvillojnë fushatën.

Pushteti dominon hapësirën mediatike

Një tjetër shqetësim lidhet me shpërndarjen e kohës televizive mes forcave politike. Sipas monitorimit të CRTA-së, partia në pushtet zuri 69% të kohës televizive në kanalet kombëtare gjatë periudhës së analizuar, ndërsa opozita mori vetëm 15% të mbulimit. Pabarazia paraqitet edhe më e theksuar në transmetuesin publik RTS, ku 96% e mbulimit politik iu kushtua partisë në pushtet, me Aleksandar Vuçiçin në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, mediat online dhe të shtypura proqeveritare kanë publikuar rreth 1,500 materiale që paralajmërojnë për mundësinë e kaosit gjatë ditës së zgjedhjeve. Në disa prej tyre, veprimet e opozitës dhe të studentëve janë paraqitur si përpjekje për të nxitur një të ashtuquajtur “revolucion me ngjyra”.

Zgjedhjet e 25 tetorit pritet të përcaktojnë përbërjen e re të parlamentit serb, ku janë në garë 18 parti dhe koalicione për 250 vende. Klima e polarizuar dhe akuzat për pabarazi në fushatë mbeten ndër çështjet kryesore që shoqërojnë procesin zgjedhor./Dosja.al

serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin