9 October 2026, 16:37
Nga E.d
Muzeu
FRANCË - Pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me vjedhjen e katër veprave të artit nga Muzeu Renoir më 8 shtator. Mes të dyshuarve besohet se janë edhe dy personat që dyshohet se hynë me forcë në muze në orët e para të mëngjesit.
Vjedhja ndodhi në agim, kur një grup hajdutësh, të përshkruar si të pajisur mirë dhe të informuar për objektivin, depërtuan në ambientet e muzeut përmes kopshteve. Sipas kryetarit të bashkisë, Bryan Masson, ata prenë një pjesë të gardhit rrethues dhe hynë në ndërtesë nga kati përdhes, pasi thyen një dritare.
Më pas, autorët përdorën një sharrë elektrike për të prerë kapëset që mbanin të fiksuara kornizat e veprave të artit. Sipas Masson, dy të dyshuarit u identifikuan falë kamerave të sigurisë të vendosura në qytet. Mediat franceze shkruajnë se vlera e veprave të vjedhura u vlerësua fillimisht deri në 9 milionë euro.
Dy piktura janë rikuperuar, dy të tjera vijojnë të jenë të zhdukura
Sipas një deklarate me shkrim të siguruar nga agjencia e lajmeve AP, dy prej veprave të vjedhura u gjetën të braktisura në kopshtin e muzeut, pasi autorët u larguan me nxitim për t’i shpëtuar policisë, e cila ishte njoftuar nga alarmi. Megjithatë, dy piktura të tjera vijojnë të mungojnë: “Portreti i Madame Colonna Romano” (1910) dhe “Gruaja e re te pusi” (1886).
Muzeu Renoir ndodhet në një zonë bregdetare mes Kanës dhe Nicës dhe është një nga atraksionet më të njohura të qytetit. Ai u hap për publikun në vitin 1960 dhe ishte rezidenca e fundit e piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, i cili ndërroi jetë në vitin 1919, në moshën 78-vjeçare, pas problemeve shëndetësore të lidhura me kongjestionin pulmonar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe gjetjen e dy veprave të artit që ende nuk janë rikuperuar./Dosja.al
franca muze vjedhje
Bota
9 October 2026, 16:23
G.M
avion
SHBA- Nëntë persona, mes tyre gjashtë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, u dërguan në spital pasi...
Bota
9 October 2026, 16:12
G.M
Marco Rubio
GREQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë thirrje për forcimin e aleancës transatlantike dhe ringjalljen e ...
Bota
9 October 2026, 16:06
G.M
sulm
RUSI- Rusia po shqyrton mundësinë e një armëpushimi të kufizuar me Ukrainën për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukt...
Bota
9 October 2026, 16:05
E.d
Pamje
RIAD - Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet e së enjtes në aeroportin e Riadit...
Bota
9 October 2026, 15:22
G.M
pamje
EGJIPT- Egjipti ka miratuar një plan kombëtar për mbrojtjen dhe menaxhimin e lumit Nil, duke përfshirë përdorimin e Int...
Bota
9 October 2026, 15:17
G.M
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër rendin aktual ndërkombëtar, duke e cilësuar at&e...
Bota
9 October 2026, 14:46
G.M
verë italiane
ITALI- Një grabitje e përmasave të mëdha ka tronditur industrinë e verës në Itali, ku mbi 30 mijë...
Bota
9 October 2026, 14:34
G.M
Donald Trump
SHBA- Rreth 78% e amerikanëve besojnë se politikat e administratës së Donald Trump kanë ndikuar në rritjen e ko...
Bota
9 October 2026, 14:23
G.M
pamje
BRUKSEL- Protestat kundër politikave qeveritare kanë përfshirë Belgjikën dhe Francën, ku dhjetëra mijëra qyte...
Bota
9 October 2026, 14:26
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Në orët e hershme të 30 shtatorit, Rusia goditi me sulme të fuqishme Kievin dhe rajonin përreth tij....