LIVE UPDATES
Bota

Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald Trump po i trondit themelet demokratike të SHBA.

14 June 2025, 08:51 Nga r.ll
Tensionet dhe shtetrrethimi vijon në Los Angeles/ Analiza: Trump vë
donald trump\

SHBA- Tensionet mbeten të larta në Los Angeles. Mijëra njerëz kanë demonstruar për ditë të tëra kundër veprimeve të autoriteteve të imigracionit në SHBA. Ndalimqarkullimi natën i vendosur nga kryetarja e bashkisë të mërkurën në mbrëmje ka sjellë pak paqe dhe qetësi, por nuk ka shenja zbutjeje.

Garda Kombëtare, të cilën Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vendosi në Los Angeles të shtunën, tani mbështetet nga 700 marinsa - një pjesë e forcave të armatosura amerikane të njohura si forca e reagimit të shpejtë dhe një njësi elitare e ushtrisë.

Sipas një zëdhënëse tëushtrisë amerikane, ushtarët po ndihmojnë në mbrojtjen e ndërtesave dhe punonjësve të qeverisë federale, përfshirë ata të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Njerëzit në Kaliforninë Jugore kanë protestuar që nga e premtja kundër mënyrës se si agjentët e ICE po kryejnë bastisje në hapësira publike për të gjetur dhe deportuar emigrantët që janë në vend ilegalisht. Në disa raste, ekipet e maskuara të ICE po arrestojnë emigrantët në rrugë. E gjitha është pjesë e politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump dhe tani duhet të mbrohet me ndihmën e ushtrisë.

Presidenti dhe kompetencat e tij

Presidenti i SHBA-së nuk mund të dërgojë thjesht Gardën Kombëtare ose Marinën në një shtet federal. Urdhri për vendosjen e tyre zakonisht duhet të lëshohet nga vetë udhëheqja e atij shteti. Në Kaliforni, guvernatori demokrat Gavin Newsom e hodhi poshtë shprehimisht vendosjen e trupave federale dhe ngriti një padi.

Megjithatë, në raste të veçanta,presidenti amerikan mund të dërgojë njësi ushtarake edhe pa njoftuar guvernatorin përkatës - nëse në një shtet ka ndonjë rebelim të vazhdueshëm kundër autoritetit të qeverisë kombëtare. Kjo thuhet në Aktin e Kryengritjes të vitit 1807.

Operacioni ushtarak në Kaliforni i urdhëruar nga Trump është i pazakontë, sepse autonomia e 50 shteteve konsiderohet vlera më e lartë - e cila mund të shihet në emrin e vendit: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Guvernatori Newsom madje e konsideron atë një abuzim me pushtetin dhe paralajmëron se demokracia amerikane është në rrezik për shkak të veprimeve të Trumpit. "Kalifornia mund të jetë vetëm e para, por jo e fundit", tha Newsom në një fjalim televiziv të martën në mbrëmje. "Shtete të tjera do të pasojnë. Demokracia do të pësojë."

Trump sfidon gjyqësorin

Në pesë muajt e parë të mandatit të tij të dytë, Trump është përplasur disa herë meinstitucionet demokratike të vendit, si për shembull për deportimet që ai ka kryer në kundërshtim me urdhrat e qartë të gjykatës. Në mars, më shumë se 250 terroristë të dyshuar jo-amerikanë u deportuan në El Salvador. Avionët që transportonin emigrantë në një burg famëkeq në vendin e Amerikës Qendrore u ngritën pavarësisht një pezullimi të përkohshëm të deportimeve të urdhëruar nga një gjyqtar federal.

Ashtu si me operacionin ushtarak në Los Angeles, Trump u bazua në një ligj që është më shumë se dy shekuj i vjetër. Në këtë rast, ai thirri Aktin e të Huajve Armiq, të vitit 1798.

Ai i lejon presidentit të deportojë shtetas të huaj nga "kombet armike" pa pritur për procesin e zakonshëm gjyqësor. Administrata Trump pretendon se të deportuarit ishin terroristë nga banda venezueliane "Tren de Aragua" dhe se veprimi i presidentit është për këtë arsye ligjërisht i vlefshëm.

Në fakt, gjyqësori është një nga tre shtyllat e qeverisjes në SHBA, së bashku me ekzekutivin (presidentin) dhe legjislativin (Kongresin). Ndarja e pushteteve midis këtyre tre degëve përbën bazën e demokracisë amerikane. Sjellja e Trumpit duket se po e dobëson këtë ndarje.

Në gjykatën më të lartë nëShtetet e Bashkuara, Gjykatën Supreme, gjashtë nga nëntë gjyqtarët janë konservatorë të hapur. Tre prej tyre u emëruan nga vetë Trump. Këto janë kushte të mira për vendime që janë në interes të presidentit. Për shembull, në rastin e terroristëve të dyshuar, Gjykata Supreme vendosi që deportimi ishte i ligjshëm.

Në përputhje me "parimet e demokracisë" në SHBA?

Po Kongresi, dega legjislative? Trump e anashkaloi këtë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë. Çdo president mund të lëshojë urdhra ekzekutivë që nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dy dhomat e Kongresit.

Trump ka lëshuar tashmë një numër shumë të madh urdhrash të tillë: 161 në mandatin e tij të dytë deri tani (më 10 qershor 2025). Kjo është më shumë se çdo president që nga Lufta e Dytë Botërore. Urdhrat e Trumpit kanë pasoja të gjera, për shembull për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Shtetet e Bashkuara ose për tregtinë globale.

"Trump patjetër do të hyjë në histori si dikush që e shtyu pushtetin e degës ekzekutive deri në kufijtë e skajshëm", tha për DW Patrick Malone, profesor i administratës publike dhe politikës në Universitetin Amerikan. Për shembull, ka dyshime nëse ishte e ligjshme që presidenti, me qëllim rritjen e efikasitetit, të mbyllte agjencitë federale dhe të shkarkonte masivisht punonjësit nga ato agjenci, thekson Malone.

"Gjykatat do të merren me ligjshmërinë e asaj që bëri ky president për vite me radhë", thotë shkencëtari politik. Po institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara? Malone beson se ata janë nën një presion të konsiderueshëm. Një problem është ky: Ligjet amerikane të më shumë se 200 viteve më parë tani po zbatohen në një vend krejtësisht të ndryshëm nga ai kur u shkruan.

Megjithatë, Malone nuk e humb shpresën: "Institucionet në përgjithësi janë shumë të vështira për t'u rrëzuar", thotë ai. "Shpresoj që parimet e demokracisë në fund të fundit do të mbisundojnë."/DW

donald trump shba

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes