21 June 2023, 14:48
Nga f.i

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor.
“Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare.
Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”.
Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi në hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, gjë që u kundërshtua ashpër nga popullata serbe, e cila është shumicë në atë rajon. Në ato objekte punojnë edhe komunat paralele sipas sistemit serb, të cilat janë ilegale për Kosovën. Serbët lokalë në veri të Kosovës i kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit dhe tani nuk i pranojnë rezultatet e tyre.
Që nga 29 maji, ata kanë protestuar çdo ditë me kërkesat që kryetarët shqiptarë të mos dalin në punë dhe të tërhiqen tërësisht njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe kthim në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.
Në fjalimin e tij drejtuar serbëve në veri, kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që në të ardhmen “të zbatohet plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja bazë e Brukselit, pjesë përbërëse e së cilës është edhe Aneksi i Ohrit”.
Në fund të shkurtit, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit të BE-së dhe në mars u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj. Ndër të tjera, kjo marrëveshje parasheh që Kosova t’u sigurojë pjesëtarëve të komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, ndërsa Serbia nuk duhet ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.
Kurti akuzoi autoritetet në Beograd dhe Partinë Progresive Serbe për “politizimin e kriminelëve” dhe tha se Kosova po e lufton korrupsionin.
“Të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë, duke ndërtuar ura të forta, shkaku i asaj që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është shtëpi, vendi ynë është shtëpia e të gjithë neve”, tha Kurti, duke theksuar se nuk dëshiron luftë.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar. Më parë, Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bëri thirrje për një takim urgjent për menaxhimin e krizave. Megjithatë, data nuk është përcaktuar ende pasi liderët e dy vendeve nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Marrë nga REL
tensionet në veri të kosovës
Bota
21 June 2023, 14:40
f.i
KROACI- Rrëzohet një helikopter i ushtrisë hungareze në Kroaci, gjenden dy trupa të pajetë. Mediat e huaja shkruajnë se Jos...
Bota
21 June 2023, 14:38
f.i
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryemi...
Bota
21 June 2023, 14:21
f.i
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video, në të cil&...
Bota
21 June 2023, 14:14
f.i
SHBA- Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten, tinguj nënujorë u zbuluan nga pajisjet sonar të ven...
Bota
21 June 2023, 14:01
I.A
Izrael
IZRAEL- Ushtria izraelite vendosi forca shtesë më 21 qershor në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u përgatit për të...
Bota
21 June 2023, 13:39
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti së fundmi iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një...
Bota
21 June 2023, 13:19
f.i
Betsy Chavez
PERU- Policia peruane arrestoi të martën ish-kryeministren Betsy Chavez me akuzat për komplot kundër s...
Bota
21 June 2023, 13:04
f.i
Chad Doerman dhe djemtë
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ohion nga vrasja e trefishtë e tre djemve, të moshës...
Bota
21 June 2023, 13:09
I.A
Nasser Kana’ani
IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani tha se muxhahedinët e MEK...
Bota
21 June 2023, 13:02
I.A
Urosh Vukasinoviç
KOSOVË- Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urosh Vukasinovi&...