4 August 2022, 09:43
Nga d.a.
Petrit Ajeti
KOSOVË- Situata e tensionuar në veri të vendit ka bërë që drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti të raportojë para deputetëve të Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se së fundmi ky komision ka mbajtur një mbledhje dhe se kanë marrë nga drejtori i AKI-së informacione mbi situatën e sigurisë në vend ku tha se situata në veri tani është e qëndrueshme.
“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serbë për bashkëpunimin dhe i inkurajoj të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu për EO.
Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
ganimete musliu petrit ajeti tensione per reciprocitetin
Bota
4 August 2022, 09:36
d.a.
Kurti dhe Vucic
BRUKSEL- Shefi i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka ftuar kryeministrin ...
Bota
4 August 2022, 09:27
d.a.
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta ...
Bota
4 August 2022, 09:25
A.B
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Me iniciativë të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, Kuvendi i Kosovës së sh...
Bota
4 August 2022, 09:06
d.a.
Termocentrali ne Ukraine
UKRAINË- Një termocentral i madh bërthamor i pushtuar nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrain&eum...
Bota
4 August 2022, 09:08
s.s
Sunak dhe Truss
BRITANI- Liz Truss ka marrë një nxitje të re në përpjekjen e saj për t'u bërë liderja e ardhsh...
Bota
4 August 2022, 09:09
A.B
Foto nga vendi i ngjarjes
AUSTRALI- Tre persona kanë mbetur të vrarë në Australinë Veriore ndërsa një tjetër u...
Bota
4 August 2022, 09:01
d.a.
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje që kompanitë e naftës dh...
Bota
4 August 2022, 08:51
d.a.
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas deklaratave të zëdhënëses s&eum...
Bota
4 August 2022, 08:42
d.a.
Veriu i kosoves
KOSOVË- Ajo që Kosova bëri në mesnatën e 1 gushtit në pikat kufitare me Serbinë, që çoi n&eu...
Bota
4 August 2022, 08:36
s,s
Pamjet e fundit të 9-vjeçares
BRITANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një vajzë 9-vj...