15 June 2023, 09:55
Nga a.l
Natasha Kandiç
KOSOVË- Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç ka reaguar pas marrjes peng të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Në një postim në Twitter, Kandiç shkruan se Serbia duhet t’i kthejë policët në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.
“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë", ka shkruar Kandiç në Twitter.
Merren peng 3 policë
Tre policë kufitar janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim.
natasha kandic tensione në veri të kosovës
Bota
15 June 2023, 09:43
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla deklaron se 3 policët e Kosov&eum...
Bota
15 June 2023, 09:39
a.l
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se ka shtuar kontrollet në pikat kufitare me Serb...
Bota
15 June 2023, 09:33
a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sevçla shprehet se Serbia po ndjek politika a...
Bota
15 June 2023, 09:26
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar misionin e NATO-S, KFOR se nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me marrjen peng ...
Bota
15 June 2023, 09:30
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mohuar se mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë shkëmbime për policët....
Bota
15 June 2023, 09:29
A.B
Si të kurseni? Çfarë të bëni me paratë? Përgjigjet i ofrojnë të ashtuquajturit finfluencers në Instagram, ...
Bota
15 June 2023, 09:20
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot mund të vizitojnë 3 policët e marrë peng në b...
Bota
15 June 2023, 09:14
A.B
Konferenca
KOSOVË- Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti u shpr...
Bota
15 June 2023, 09:12
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar bisedë telef...
Bota
15 June 2023, 09:10
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon të dijë se përse nuk ka pasur reagim nga KFOR për rrë...