Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tentuan t'i vidhnin makinën, ish-anëtari i administratës së Trump qëllohet me armë, në gjendje kritike për jetën
Lajmin e ka njoftuar familja e tij ku kanë bërë më dije se ai është në gjendje të rendë.
31 January 2024, 12:27Nga N.F
Mike Gill
SHBA- Anëtari i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump është qëlluar me armë në Washington D.C gjatë një tentative për t'i vjedhur makinën. Lajmin e ka njoftuar familja e tij ku kanë bërë më dije se ai është në gjendje të rendë.
Fox Neës raporton se Mike Gill është sulmuar të hënën rreth orës 17:45 ndërsa autori ishte futur në makinë. Sapo Gill është futur në makinë ështe qëlluar dhe autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga policia kanë bërë të ditur se tentim vjedhja e mjetit të Gill, ishte një ndër shumë rastet dhe incidentet e ngjashme që kishin ndodhur të njëjtën natë në kryeqytetin amerikan. Gill ishte viktima e parë e një sulmi të tillë, ka bërë të ditur Erica Richardson, zëdhënësja e familjes Gill.
Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Gill ishte shef i stafit të J. Christopher Giancarlo, në atë kohë kryetar i Komisionit të Tregtisë së Mallrave të SHBA-së.