17 April 2023, 09:34
Nga f.i
Hashim Thaçi
BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Sunday Time”, i ka kushtuar një artikull procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.
Artikulli fillon me faktin se intervenimi i NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999 ishte definuar si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.
Mes të tjerave, në artikullin e titulluar:“Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte”, gazeta përmend se si udhëheqësit britanikë dhe amerikanë, ish-kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton, nderohen si heronjë në Prishtinë. Në këtë rast, përmendet statuja e Clintonit në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimi i fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler”.
“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e thartë”, -shkruan “The Sunday Times”.
Në artikull përmendet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për “The Sunday Times”, ka thënë se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.
Pas publikimit të këtij artikulli, të njëjtin e ka ndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Kryeministri Kurti, duke njoftuar se ka pasur bisedë me autorin e tij, gazetarin Matthew Campbell. Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.
“Është kënaqësi të flas me Matthew Campbell për artikullin e sotëm. Diskutuam për mirënjohjen e Kosovës ndaj Britanisë së Madh, për rrezikun që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.
Gjithashtu, në artikullin e publikuar, kryeministri Kurti citohet të ketë shprehur shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”. Në vazhdimësi gazeta rikujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.
kosova ne hage
Bota
17 April 2023, 09:20
f.i
foto ilustruese
MIANMAR- Më shumë se 3000 të burgosur janë liruar sot nga regjimi ushtarak i Mianmarit. CNN raporton se ...
Bota
17 April 2023, 09:29
A.B
UÇK
KOSOVË- Një person raportoi në Polici se disa persona të panjohur i kanë dëmtuar makinën dhe i kishin vë...
Bota
17 April 2023, 09:24
k.m.
Foto ilustruese
OSLO- Sindikatat më të mëdha në Norvegji do të dalin në grevë sot, pas përpjekjes së d&eu...
Bota
17 April 2023, 09:19
k.m.
Christian Lindner
BERLIN- Shkurtime të mëdha janë planifikuar nga Ministria Gjermane e Financave për vitin 2024, paralajmëron ...
Bota
17 April 2023, 09:07
f.i
foto ilustruse
AFRIKË- Gana është vendi i parë që miratoi një vaksinë të re të malaries, të cilë...
Bota
17 April 2023, 09:03
k.m.
Pamje nga Ukraina
RUSI- Pamje të reja dalin nga fronti i luftës në Ukrainë dhe tregojnë momentin kur një luftëtar rus "m...
Bota
17 April 2023, 08:59
f.i
Hashim Thaçi
HAGË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës, ...
Bota
17 April 2023, 08:49
f.i
Piloti Phillip Mehrtens i mbajtur peng
INDONEZI- Rebelët në rajonin Papua të Indonezisë thonë se kanë vrarë të...
Bota
17 April 2023, 08:39
A.B
Qeveritë e Polonisë dhe të Hungarisë thanë se e ndërmarrin këtë hap për të mbrojtur prodhuesit e tyre. Qever...
Bota
17 April 2023, 08:36
A.B
Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës. Dy vendet thanë se masat...