LIVE UPDATES
Bota

Thellohet kriza demografike e Japonisë, lindjet nën 700,000 në vit

Në vitin 2024, u regjistruan 1.6 milion vdekje, një rritje prej 1.9% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të thotë që rënia natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) po zgjerohet me një ritëm alarmues.

5 June 2025, 14:17 Nga N.F
Thellohet kriza demografike e Japonisë, lindjet nën 700,000 në
Foto ilustruese

JAPONI- Kriza demografike e Japonisë po thellohet, pasi për herë të parë në më shumë se një shekull, lindjet kanë rënë nën 700,000 në bazë vjetore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Japonisë. Konkretisht në vitin 2024 u regjistruan vetëm 686,061 lindje, një numër prej 5.7% më i ulët krahasuar me vitin 2023 dhe më i ulëti që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1899. Ky numër nuk përfshin fëmijët e lindur nga banorë të huaj.

Fertiliteti – numri mesatar i fëmijëve që një grua ka gjatë jetës së saj – ra në një nivel të ri historik të ulët, në 1.15, nga 1.20 në vitin 2023. Minimumi i kërkuar për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme është 2.1 fëmijë për grua.

Më shumë vdekje, më pak lindje

Në vitin 2024, u regjistruan 1.6 milion vdekje, një rritje prej 1.9% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të thotë që rënia natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) po zgjerohet me një ritëm alarmues.

Edhe pse martesat – të cilat konsiderohen një faktor thelbësor i fertilitetit në një vend ku lindin pak fëmijë jashtë martese – janë rritur pak (485,063 në total, 10,322 më shumë se në vitin 2023), tendenca e përgjithshme mbetet në rënie që nga vitet 1970.

Japonia arriti kulmin e lindjeve në vitin 1949, me 2.7 milionë lindje. Numri i këtij viti është rreth një e katërta e atij bumi të lindjeve pas luftës. Sipas Institutit shtetëror të Kërkimeve të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore, rënia e numrit të lindjeve nën 700,000 pritej rreth vitit 2040. Ardhja e saj e hershme - 15 vjet më parë - tregon se kriza po përshpejtohet.

Nëse trendet vazhdojnë, popullsia e Japonisë, aktualisht rreth 124 milionë, parashikohet të bjerë në 87 milionë deri në vitin 2070, nga të cilët 40% do të jenë mbi 65 vjeç. Tkurrja dhe plakja e popullsisë po shkakton shqetësim jo vetëm për sistemin e sigurimeve dhe ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare, ndërsa vendi forcon aftësitë e tij mbrojtëse kundër kërcënimeve nga Kina dhe Koreja e Veriut.

Masat qeveritare dhe rrugët pa krye

Kryeministri Shigeru Ishiba e ka përshkruar trendin demografik si një “emergjencë të heshtur”, duke paraqitur masa të reja për të nxitur lindjet: një rritje të përfitimeve për fëmijët, arsim të mesëm publik falas dhe një garanci 100% të pagës neto për prindërit që marrin njëkohësisht leje prindërore.

Paraardhësi i tij, Fumio Kishida, kishte paralajmëruar gjithashtu se Japonia ishte në një pikë kthese "tani ose kurrë", duke theksuar se rënia e vazhdueshme e lindjeve kërcënonte "funksionimin e shoqërisë".

Pavarësisht masave, mosha mesatare e martesës vazhdon të rritet, gjë që zvogëlon numrin e fëmijëve për familje. Shumë të rinj po e shtyjnë ose po e shmangin martesën, duke përmendur pasigurinë në punë, koston në rritje të jetesës dhe pabarazinë e vazhdueshme gjinore në tregun e punës.

japonia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin