24 May 2024, 22:10
Nga M.B
Antony Blinken
SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten ndihma të reja ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë për Ukrainën, ndërsa Kievi po përballon me vështirësi avancimin e forcave ruse në rajonin Kharkiv.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se paketa e re e ndihmave, për të cilën u fol paraprakisht të enjten nga dy zyrtarë amerikanë, “është pjesë e përpjekjeve tona për ta ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e Rusisë pranë Kharkivit”.
“Ndihmat e dhëna më herët kanë mbërritur tashmë në vijën e frontit dhe do t’i transportojmë me shpejtësinë më të madhe të mundshme edhe ndihmat e reja, në mënyrë që ushtria ukrainase të mundet t’i përdorë për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të mbrojtur popullin ukrainas”, tha sekretari Blinken nëpërmjet një deklarate.
“Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni ndërkombëtar që kemi ngritur do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Ukrainës në mbrojtje të lirisë së saj”, tha ai.
Paketa e re e ndihmave përmban ndër të tjera sisteme raketash të lëvizshmërisë së lartë HIMARS, si dhe predha të kalibrit 155 mm dhe 105 mm, që janë tepër të nevojshme për goditjet me artileri. Paketa përmban gjithashtu sisteme antitank Javelin dhe AT-4, mina antitank, autoblinda taktike, armë të lehta dhe municione. Me paketën më të fundit të ndihmave, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë tashmë për Ukrainën ndihma ushtarake me vlerë të përgjithshme rreth 51 miliardë dollarë, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak në shkurt 2022./ VOA
shba ukraina
Bota
24 May 2024, 22:07
M.B
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë vari...
Bota
24 May 2024, 22:05
M.B
Ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite. Fotografi nga arkivi.
LITUANIA- Lituania tha më 24 maj se shtetet e Baltikut dhe pesë sht...
Bota
24 May 2024, 19:57
E. D
Vjosa Osmani dhe Antonello De Riu
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sot në takim ambasadorin e Republikës ...
Bota
24 May 2024, 19:54
E. D
foto ilustruese
Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, ...
Bota
24 May 2024, 19:38
E. D
penda
ZELANDA E RE- Një pendë nga zogu i zhdukur Hui (Heteralocha acutirostris) u shit për një vlerë mbresëlënëse 2...
Bota
24 May 2024, 19:30
M.B
Foto ilustruese
IRANI- Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që t...
Bota
24 May 2024, 18:46
E. D
pamje nga vendngjarja
INDI- 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në Indinë perëndimore ...
Bota
24 May 2024, 18:43
M.B
Zona kufitare mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Fotografi ilustruese nga arkivi.
ARMENIA- Armenia ia ka kthyer Azerbajxhanit katër fshatra kufitare...
Bota
24 May 2024, 18:12
E. D
Glenis Zapata
MEKSIKË- Ish-Miss i shtetit amerikan Glenis Zapata ishte mes të arrestuarve të një operacion anti-droga ndaj një...
Bota
24 May 2024, 18:00
M.B
Pamje prej sallës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është votuar për rezolutën p...