8 June 2026, 07:41
Nga E. D
pamjet
FILIPINE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm jugun e Filipineve, duke shkaktuar viktima, shembje ndërtesash dhe alarm për cunami në disa vende të rajonit të Paqësorit. Siç raportojnë mediat e huaja, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga lëkundjet e forta sizmike që goditën zonën detare pranë brigjeve jugore të ishullit Mindanao.
Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti u regjistrua me magnitudë 7.8 ballë në një thellësi prej rreth 35 kilometrash. Fillimisht, magnituda ishte vlerësuar në 8.1 ballë, por më pas u rishikua nga ekspertët sizmologë.
“Një numër ndërtesash janë shembur. Disa shtëpi janë shndërruar në rrënoja”, deklaroi Robert Duggan, oficer policie në qytetin General Santos, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.
Epiqendra ndodhej rreth 56 kilometra në jug të qytetit General Santos, në rajonin Mindanao, ku lëkundjet u ndjenë fuqishëm në një zonë të gjerë të arkipelagut filipinas. Pas tërmetit, Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi menjëherë alarm për cunami, duke paralajmëruar se valë të mëdha mund të godasin brigjet e Filipineve, Indonezisë, Tajvanit dhe Japonisë brenda pak orësh.
Sipas vlerësimeve, valët e cunamit mund të arrijnë lartësi nga 1 deri në 3 metra në Filipine, ndërsa në Indonezi dhe Malajzi priten valë nga 0.3 deri në 1 metër. Edhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) aktivizoi paralajmërimet përgjatë vijës bregdetare nga Okinawa deri në lindje të Tokios, duke njoftuar se valët mund të arrijnë deri në një metër lartësi.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente paniku dhe ndërtesa që shemben si pasojë e dridhjeve të fuqishme, ndërsa mijëra banorë janë larguar drejt zonave më të sigurta. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një nga zonat më aktive sizmike dhe vullkanike në botë, ku tërmetet e forta dhe aktiviteti vullkanik janë dukuri të shpeshta./Dosja.al
termet ne filipine
Bota
7 June 2026, 17:42
E.d
Foto ilustruse
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë q...
Bota
7 June 2026, 17:30
D.S
Mira Murati
SHBA- Mira Murati, ish-Drejtoresha e Teknologjisë e OpenAI, ka bërë paraqitjen e saj të par&e...
Bota
7 June 2026, 17:09
D.S
Qendra Presidenciale Obama
SHBA- Fondacioni Obama publikoi një pamje nga brenda Qendrës Presidenciale Obama në Jackson Park të m&e...
Bota
7 June 2026, 15:00
E.d
Kamioni
RUSI- Automjetet e ushtrisë ruse po lyhen vija-vija, me ngjyra të ndezura, për të çorientuar sistemet e dronëve me ...
Bota
7 June 2026, 14:54
E. D
BRUKSEL- Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, p...
Bota
7 June 2026, 09:02
E. D
SHBA- Dymbëdhjetë persona u plagosën nga të shtënë me armë zjarri në festivalin Old West End në To...
Bota
7 June 2026, 08:46
E. D
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar politikat europiane të emigracionit, duke deklaruar se disa vende të...
Bota
7 June 2026, 08:37
E. D
GJERMANI- Më shumë se katër miliardë euro thuhet se "flenë” në Gjermani, në banka dhe institucione të tjera fina...
Bota
6 June 2026, 16:59
D.S
AFRIKË- Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratik...
Bota
6 June 2026, 11:36
E.d
Një dron interceptues
Kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, ajo priste që Kievi të binte brenda ...