4 May 2023, 13:32
Nga f.i
autori i vrasjes në Serbi
SERBI- Pas masakrës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", kur një nxënës i klasës së 7-të KK vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen, në rrjetet sociale vërshuan komente mbështetëse për autorin e krimit makabër. Mediat vendase raportojnë se në një llogari të mbyllur kushtuar krimit të 14-vjeçarit, kishte komente tronditëse që lavdëronin krimin e tij.
Në faqen sociale kishte mbi 1500 komente si : Mbret, perandor, megavrasje, ne po festojmë për mësuesen e historisë....

Prindërit dhe ekspertët janë shqetësuar për faktin se si fëmijët e tjerë mbështesin vrasjen masive që la pas 9 viktima dhe 6 të plagosur. Ekspertët e shëndetit mendor u bëjnë thirrje prindërve të flasin me fëmijët e tyre dhe nëse është e nevojshme, t'i dërgojnë ata te profesionistët që mund t'i ndihmojnë dhe t'u japin përgjigje për të gjitha dyshimet e tyre.
Psikologia e fëmijëve Branka Tisma shpjegoi: "Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme, tani duhet monitoruar se si do të reagojnë fëmijët e tjerë dhe që kjo të mos bëhet model sjelljeje. Kjo është një temë që duhet diskutuar dhe pasojat e një sjelljeje të tillë, si dhe kush dhe cilët janë modelet tona. Kjo është shqetësuese dhe konfuze. Fëmijët shpesh reagojnë në mënyrë të pamatur. Ky është shkaktari, tani të gjithë do të shprehin mendimin, qëndrimin e tyre për atë që ndodhi në mënyra të ndryshme. Fëmijët e asaj moshe shumë shpesh nuk mendojnë për pasojat, por reagojnë pa i kuptuar pasojat reale”.
Kujtojmë se përveç komenteve një video 'tallëse' ku një nxënës me armë plastike imitonte ngjarjen e rëndë qarkulloi në rrjete sociale.
vrasja ne serbi
Bota
4 May 2023, 13:39
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar një vaksinë kundër virusit respirator sincicial (RSV) - nj&e...
Bota
4 May 2023, 13:07
m.s
dhuna ndaj te moshuares
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre infermiereve, A.P., A.R., dhe R.K., të ...
Bota
4 May 2023, 12:52
f.i
Volodymyr Zelenskyy
HAGË- Gjatë fjalimit të tij në Hagë, presidenti ukrainas bëri thirrje që të respektohet li...
Bota
4 May 2023, 12:46
f.i
sulmi ne Kremlin
RUSIA- Ditën e djeshme, Rusia deklaroi se dy drone sulmuan Kremlinin, duke akuzuar Ukrainën se kreu një përpjekje...
Bota
4 May 2023, 12:40
f.i
foto ilustruese
RUSI- Rusia po përgatitet për kundërofensivën e Ukrainës dhe ka ngritur fortifikata në një rrip tok...
Bota
4 May 2023, 12:24
f.i
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka publikuar një audio, ku ish-ministri i Dre...
Bota
4 May 2023, 12:13
f.i
Joe Biden dhe Andres Manuel Lopez Obrador
MEKSIKË- Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, është ankuar sërish n&...
Bota
4 May 2023, 12:03
f.i
Gabriel Escobar , Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esc...
Bota
4 May 2023, 11:47
f.i
foto ilustruese
SERBI- Policia në Obrenovc ka arrestuar babain e një nxënësit, i cili sot në mëngjes ka nxjerrë arm...
Bota
4 May 2023, 11:37
f.i
foto ilustruese
ÇEKI- Tetë persona, njerëz të pastrehë humbën jetën si pasojë e një zjarr që shpër...