26 August 2024, 22:19
Nga M.B
Foto ilustruese
JAPONIA- Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez "shkeli" hapësirën ajrore japoneze, tha Ministria e Mbrojtjes. Avioni kinez "u konfirmua se kishte shkelur hapësirën ajrore territoriale në ishujt Danjo në prefekturën e Nagasakit", tha Ministria japoneze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ajo kishte mobilizuar "aeroplanë luftarakë në bazë emergjence".
Aeroplani kinez "Y-9 i mbledhjes së të dhënave të zbulimit" hyri në hapësirën ajrore japoneze në orën 11:29 të mëngjesit për rreth dy minuta, shtoi ministria. Autoritetet kineze nuk kanë komentuar për incidentin. Mediat lokale, përfshirë transmetuesin publik NHK, thanë se incidenti shënoi herën e parë që avionëve të ushtrisë kineze hyjnë në hapësirën ajrore të Japonisë.
Ministria e mbrojtjes tha se u ndërmorën hapa nga ushtria japoneze si "lëshimi i paralajmërimeve" për avionët, por NHK raportoi se nuk u përdor asnjë lloj arme si shenjë alarmi. Në përgjigje të incidentit, zëvendësministri i Jashtëm Masataka Okano thirri ambasadorin në detyrë të Kinës në Japoni të hënën vonë dhe i "paraqiti një notë të fortë proteste". Zyrtari i bëri thirrje Kinës të marrë masa kundër një përsëritjeje të incidentit, tha ministria e jashtme japoneze përmes një deklarate.
Diplomati kinez tha në përgjigje se çështja do t'i raportohej Pekinit, sipas ministrisë japoneze të mbrojtjes. Anijet japoneze dhe kineze janë përfshirë më parë në incidente të tensionuara në zonat e debatueshme, veçanërisht në ishujt Senkaku në Detin e Kinës Lindore, të njohur nga Pekini si Diaoyus. Zinxhiri i largët i ishujve ka nxitur tensione diplomatike dhe ka qenë qenë skene konfrontimesh mes anijeve të rojes bregdetare japoneze dhe anijeve kineze të peshkimit.
Pekini është bërë më agresiv lidhur me pretendimet ndaj ishujve në vitet e fundit. Tokio ka raportuar mbi praninë e anijeve të rojes bregdetare kineze, një anije detare dhe madje edhe një nëndetëse me energji bërthamore në afërsi të ishujve të debatueshëm. Pekini ka pretendime territoriale në pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përmes të cilit kalojnë triliona dollarë tregti në vit, pavarësisht nga një vendim i gjykatës ndërkombëtare se pohimi i tij nuk ka bazë ligjore.
Ishujt Danjo janë një grup ishujsh të vegjël në Detin e Kinës Lindore, afër rajonit jugor të Japonisë, Nagasaki. Japonia në vitet e fundit ka forcuar lidhjet ushtarake me Shtetet e Bashkuara për të frenuar ndërhyrjet në rritje të Kinës në rajon, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe duke siguruar armë sulmuese. Në të njëjtën kohë, ajo ka rritur lidhjet ushtarake me Filipinet, që gjithashtu është përballur me pretendimet territoriale të Kinës, si dhe me Korenë e Jugut./ VOA
japonia
Bota
26 August 2024, 21:54
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.N, të nacionalitetit serb, nën dyshimet se ...
Bota
26 August 2024, 20:23
M.B
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg
SHBA- Elon Musk doli në mbështetje të sipërmarrësit rus njëkohësisht pronarit të...
Bota
26 August 2024, 20:02
M.B
Ndërtesë për pasurimin e uraniumit në Iran
SHBA- Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore v...
Bota
26 August 2024, 19:34
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia kreu sulme të gjera me dronë dhe raketa kundër Ukrainës të hënën, duke vrarë të...
Bota
26 August 2024, 17:45
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ...
Bota
26 August 2024, 17:41
S.B
Pavel Durov
RUSI- Kremlini tha më 26 gusht se nuk ka pranuar asnjë informacion nga Franca pse e ka arrestuar Pavel Durov, miliarderin e lindur n&...
Bota
26 August 2024, 17:39
S.B
Trump dhe Harris
SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbe...
Bota
26 August 2024, 15:03
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizat...
Bota
26 August 2024, 14:39
I.A
AFGANISTAN- Ngjarjet e tmerrshme të 26 gushtit të vitit 2021 janë ngulitur në kujtesën e Shafiullah Samsorit. Njëzetedyvje&...
Bota
26 August 2024, 13:28
I.A
UKRAINË- Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një ...