13 November 2025, 07:48
Nga E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Izraeli është thirrur në Komitetin e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës për një sërë akuzash për torturë. Këto kanë të bëjnë me trajtim çnjerëzor dhe degradues të të paraburgosurve palestinezë, veçanërisht që nga 7 tetori 2023.
"Komiteti është thellësisht i tronditur nga përshkrimet e asaj që duket të jetë torturë dhe keqtrajtim sistematik dhe i përhapur i palestinezëve. Në të gjitha raportet e shumta që kemi marrë nga burime të ndryshme dhe të besueshme theksohet se tortura është bërë një mjet që përdoret qëllimisht dhe në përgjithësi nga arrestimi në marrje në pyetje dhe burgosje", tha Peter Wendel Kessing, raportues special, në fillim të shqyrtimit të Komitetit për Izraelin.
Mediat e huaja shkruajnë se ndër torturat e përmendura në raportet e marra nga Komisioni janë rrahjet e rënda, duke përfshirë ato në organet gjenitale, goditjet elektrike, detyrimi i të paraburgosurve të qëndrojnë në pozicione të pakëndshme për periudha të zgjatura, kushtet qëllimisht çnjerëzore të paraburgimit, privimi nga ushqimi, tortura me ujë për të krijuar ndjesinë e mbytjes, si dhe sulmet seksuale dhe kërcënimet e përgjithësuara për përdhunim.
Raportet, kryesisht nga agjencitë e OKB-së, OJQ-të izraelite, palestineze dhe ndërkombëtare, theksojnë se tortura dhe keqtrajtimi i palestinezëve kanë përjetuar një përshkallëzim të madh pas shpërthimit të luftës në Rripin e Gazës, duke arritur nivele të papara, me pandëshkueshmëri të plotë. Në korrik 2024, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport ku thuhej se shumë palestinezë ishin ndaluar fshehurazi që nga 7 tetori 2023 dhe se kishte pasur raste trajtimi që mund të konsideroheshin torturë. Akuza të ngjashme ishin bërë kundër Hamasit për trajtimin e pengjeve në Rripin e Gazës./Dosja.al
izrael gaza okb
Bota
13 November 2025, 07:43
E.d
Foto ilustruse
Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile pritet të arrijnë një rekord të...
Bota
12 November 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cil&eum...
Bota
12 November 2025, 21:14
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Ministrja e Energjisë dhe ministri i Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje...
Bota
12 November 2025, 20:12
E. D
foto ilustruese
TEHEREN- "Zoti e ruajttë këtë vend nga armiku, nga thatësira, nga gënjeshtrat." Kështu u lut Dariusi i Madh, ...
Bota
12 November 2025, 19:44
M.L
Donald Trump
SHBA- Zyrtarë të lartë të administratës Trump po planifikonin një takim të rëndësishëm n&eum...
Bota
12 November 2025, 19:36
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Paraliza fiskale e SHBA-së, pas më shumë se 40 ditësh mbylljeje, duket se po i vjen fundi me miratimin ...
Bota
12 November 2025, 19:31
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milion njerëz ...
Bota
12 November 2025, 19:22
E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Marine Le Pen ka deklaruar se nuk do të kandidojë për presidente të Francës në...
Bota
12 November 2025, 19:11
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, n&eu...
Bota
12 November 2025, 18:49
M.L
Jack Schlossberg
SHBA- Një tjetër anëtar i familjes Kennedy ka njoftuar qëllimin e tij për të kandiduar për në...