2 June 2026, 09:32
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Një person i armatosur vrau gjashtë anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij, në qytetin lindor të Iowës, Muscatine. Sipas hetimeve paraprake rezulton se shkak i të shtënave me armë është bërë një mosmarrëveshje familjare.
Katër nga viktimat u gjetën të qëlluar për vdekje brenda banesës nga oficerët e policisë, pasi ikëtë të fundit u njoftuan për të shtëna me armë zjarri. Edhe pse i dyshuari për vrasje ishte larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët, ai u identifikua si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç, nga Muscatine, dhe u gjet në shtegun buzë lumit të qytetit pranë një ure për këmbësorë.
Teksa oficerët ndërhynë për ta kapur, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Pasi dolën informacione se mund të kishte viktima të tjera, policia gjeti trupat e dy burrave të tjerë që besohej se McFarland kishte qëlluar një në një shtëpi aty pranë dhe një tjetër në një biznes.
Të gjitha viktimat besohet se ishin anëtarë të familjes së personit të armatosur dhe mes tyre ishin edhe dy fëmijë. Shefi i policisë u tha gazetarëve se McFarland kishte një precedent të mëparshëm penal, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Muscatine, një qytet me rreth 24,000 banorë, është qendra e qarkut Muscatine dhe shtrihet rreth 155 milje në lindje të kryeqytetit të shtetit të Ajovës, Des Moines./Dosja.al
shba
Bota
2 June 2026, 08:46
E. D
Antonio Zanardi Landi, Silvio Berlusconi
BOSNJE-HERCEGOVINA- Kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë në Bosnjë e Herc...
Bota
2 June 2026, 07:36
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja me Iranin për t'i dhënë fund luftës mund të...
Bota
2 June 2026, 07:24
E. D
KINË- Imazhe të frikshme janë kapur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin Harbin në Kinën verilindore, nd...
Bota
1 June 2026, 22:59
E. D
Kaja Kallas dhe Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar
BRUKSEL- Çdo marrëveshje e përkohshme për paqe ndërmjet Shteteve t...
Bota
1 June 2026, 22:49
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën vonë se përpjekjet diplomati...
Bota
1 June 2026, 17:29
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Irani dhe aleatët e tij po shqyrtojnë aktivizimin e fronteve të tjera, përfshirë ngushticën Bab al-Manda...
Bota
1 June 2026, 17:07
G.M
Flamur izraelit fluturon mbi kështjellën mesjetare Beaufort
IZRAEL- Ushtria izraelite ka pushtuar Kështjellën Beaufort të Libanit,...
Bota
1 June 2026, 16:31
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për evakuimin e lagjeve jugore të Bejrutit. Disa orë...
Bota
1 June 2026, 16:21
E.d
Foto Ilistruse
IRAN- Irani ka pezulluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Liban, njofto...
Bota
1 June 2026, 15:09
G.M
Foto ilustruese
LIBAN- Një numër i madh njerëzish po ikin nga Dahiyeh në jug të kryeqytetit libanez, Bejrutit, duke bllokuar ...