3 August 2022, 20:24
Nga I.A
Ushtaret
ARMENI- Armenia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë që të ndalë “veprimet agresive” të Azerbajxhanit, pas shpërthimit të dhunës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit në Nagorno Karabak.
Armenia “i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë masa për të ndalur veprimet agresive dhe sjelljen e Azerbajxhanit dhe të aktivizojë mekanizmat e nevojshëm për një gjë të tillë”, tha Minsitria e Jashtme më 3 gusht.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të dhunës në rajon. Në deklaratë thuhet se Azerbajxhani ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe se kontingjenti i paqeruajtësve po “ndërmerr masa për të stabilizuar situatën, së bashku me përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë”.
Si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani, kanë raportuar për viktima nga armiqësitë e reja. Azerbajxhani tha se trupat e Armenisë kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit në qarkun Laçin, që është nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që prej nëntorit të vitit 2020, duke vrarë një rekrut.
Ndërkaq, autoritetet etnike armene në Nagorno Karabak akuzuan Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit. Ata thanë se Azerbajxhani ka sulmuar me granata dhe dronë, duke shtuar se dy ushtarë armenë janë vrarë dhe 14 janë plagosur.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar një luftë për Nagorno Karabakun më 2020. Armenia humbi kontrollin e disa pjesëve të këtij rajoni në marrëveshjen e armëpushimit që u ndërmjetësua nga Rusia. Vlerësohet se 2.000 trupa ruse janë dërguar për të monitoruar situatën. Nagorno Karabaku, që për tri dekada është kontrolluar nga armenët etnikë, pas luftës më 2020 njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Marrë nga REL
nagorno karabakut armenia
Bota
3 August 2022, 19:43
I.A
Nagorno Karabakh
ARMENI- Përleshjet midis forcave armene dhe azerbajxhanas rifilluan të mërkurën në rajonin separatist të Nag...
Bota
3 August 2022, 19:33
k.m.
Foto ilustruese
KIEV- Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i NATO-s në Kosovë. Këtë e ko...
Bota
3 August 2022, 19:13
I.A
Bozhidar Deliç
SERBI- Bozhidar Deliç, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, q&eum...
Bota
3 August 2022, 19:07
I.A
Jörn Rohde dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e G...
Bota
3 August 2022, 19:02
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç...
Bota
3 August 2022, 18:55
I.A
TAIWAN- Kryetarja e SHBA-së, Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani pas një vizite të shkurtër por të diskutueshme. BBC shk...
Bota
3 August 2022, 18:51
I.A
Anija
LIBAN- Anija e parë me drithë që u largua nga Ukraina dhe përshkoi Detin e Zi, kaloi inspektimin të mërkurën n&eum...
Bota
3 August 2022, 18:37
I.A
Ukraine
UKRAINË- Rusia ka filluar krijimin e një force sulmuese ushtarake që synon marrjen e qytetit të lindjes së Presidentit Vol...
Bota
3 August 2022, 18:33
k.m.
Lanfranco Cirillo
ITALI- Lanfranco Cirillo, “arkitekti i Putinit”, i akuzuar për krime tatimore është goditur nga Guardia di Fin...
Bota
3 August 2022, 18:31
I.A
Arma
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave mbrojtëse të tipit “THAAD” për Emirat...