18 March 2025, 15:25
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka revokuar ditën e djeshme mbrojtjen nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden. Trump tha se është qesharake që të paktën 17 agjentë ishin ngarkuar të mbronin Hunter Biden dhe 13 të tjerë po mbronin vajzën e ish-presidentit, Ashley Biden, shkruan Reuters.
“Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara. Hunter dhe Ashley Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. 30 agjentët që kanë qenë në shërbim të tyre, do të hiqen nga lista,” ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.
Sipas deklaratave zyrtare të agjencisë rezultoi se 30 agjentë të Shërbimit Sekret kanë qenë në shërbim të fëmijëve të ish-Presidentit. Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Presidentin Trump për detajet lidhur me çështjen e mbrojtjes nga Shërbimi Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi deklaroi se agjencia do të pajtohet me vendimin e presidentit. Në vitin 2024, Hunter Biden u dënua për shkelje tatimore dhe për fshehje të varësisë së tij ndaj drogës kur plotësoi dokumentet për të blerë një revole. Trump dhe republikanët akuzuan gjithashtu Hunter Biden për tregti me ndikim dhe korrupsion në emër të babait të tij.
donald trump joe biden
Bota
18 March 2025, 15:14
N.F
Gazeta
ITALI- Një gazetë italiane ka bërë me dije se për herë të parë në botë ka publikuar një ...
Bota
17 March 2025, 23:05
r.ll
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka shkarkuar nga detyra zyrtarë të lart...
Bota
18 March 2025, 15:00
M.L
Pamje nga vendngjarja
ANGLI- Një grua e re u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën kur një furgon përplasi këmbëso...
Bota
18 March 2025, 14:58
E. D
Donald Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Hamasi është ai që zgjodhi luftën duke refuzuar lirim...
Bota
18 March 2025, 14:41
I.A
John Bolton
TIRANË- Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat që...
Bota
18 March 2025, 14:23
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për mosrespektim të ndalimit të kthimit në te...
Bota
18 March 2025, 14:17
B.Z
Dodik
SERBI - Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së Bashkimit Evropian të nd&...
Bota
18 March 2025, 13:51
E. D
pamje nga protesta
SERBI- Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake për t’i dhë...
Bota
18 March 2025, 13:44
M.L
Binjakët Qaadir Malik Lewis dhe Naazir Rahim Lewis
SHBA- Gjenden të vdekur në malet e Gjeorgjisë vëllezërit binjakë 19-v...
Bota
18 March 2025, 13:28
E. D
foto nga vendngjarja
AMERIK- Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan u rrëzua në brigjet e Karaibeve t&...