29 July 2025, 21:10
Nga M.B
Donald Trump dhe Beyoncé
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Kamala Harris shpenzoi para të fushatës për mbështetje të personazheve të famshëm në vitin 2024, pavarësisht një hetimi që e gjeti këtë pretendim si të rremë. Në një postim në Truth Social, Trump ka kërkuar që Beyoncé (dhe personazhe të tjerë të famshëm) të ndiqen penalisht për fushatën për Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
“Po shoh shumën e madhe të parave që demokratët i detyrohen, pas Zgjedhjeve Presidenciale, dhe faktin që ata pranojnë se i kanë paguar, ndoshta në mënyrë të paligjshme, njëmbëdhjetë milionë dollarë këngëtares Beyoncé për një MBIKËQYRJE (ajo nuk këndoi kurrë, asnjë notë, dhe u largua nga skena me një audiencë të zemëruar dhe fishkëllyese!), tre milionë dollarë për “shpenzime”, Oprah-s, gjashtëqind mijë dollarë “prezantuesit” televiziv me vlerësim shumë të ulët, Al Sharpton (një njeri shumë i dobët!), dhe të tjerëve për të cilët duhet përmendur se kanë bërë absolutisht ASGJË", shkroi Trump.

Mediat e huaja shkruajnë se lidhur me pretendimin e Trump, është e vërtetë që ekipi i Harris shpenzoi fonde për tubime dhe evente, ku merrnin pjesë mbështetës të famshëm si Beyoncé, Oprah dhe Lady Gaga. Megjithatë, të dhënat financiare të ndara publikisht nga fushata presidenciale e vitit 2024 tregojnë se këto shpenzime shkuan për kostot e prodhimit dhe stafin, jo për vetë personazhet e famshëm.
Beyoncé e mbështeti publikisht Harris vitin e kaluar dhe mbajti një fjalim në një tubim mbi të drejtat riprodhuese. Ajo më parë kërcënoi ekipin e fushatës së Trump me veprime ligjore për përdorimin e paautorizuar të këngës ‘Freedom’ në një video në mediat sociale, disa ditë pasi këngëtarja e miratoi këngën si himnin zyrtar për fushatën presidenciale të Kamala Harris. Në atë kohë, Trump foli me përbuzje për paraqitjen e Beyoncé-s në tubimin e Harris.
donald trump
Bota
29 July 2025, 20:47
M.B
Vladimir Putin
RUSIA- Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për nj...
Bota
29 July 2025, 20:20
M.B
Keir Starmer dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk e ka diskutuar me kryeministrin britanik Keir Starmer p...
Bota
29 July 2025, 19:52
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e P&...
Bota
29 July 2025, 19:42
M.B
Ratko Mlladiç
HAGË- Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) e ka refuzuar kërkesën e R...
Bota
29 July 2025, 19:17
M.B
Keir Starmer
BRITANI- Kryeministri Britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të njohë një shtet palestinez në muaj...
Bota
29 July 2025, 19:10
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson uk...
Bota
29 July 2025, 17:27
N.F
Foto
ANGLI- Industria farmaceutike evropiane ka dënuar vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa prej 15% për ilaçet e imp...
Bota
29 July 2025, 17:12
N.F
Foto ilustruese
LIBI- 18 emigrantë kanë humbur jetën tragjikisht dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një var...
Bota
29 July 2025, 16:43
N.F
Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e presidentit të...
Bota
29 July 2025, 16:30
N.F
Foto
ITALI- Pesë persona kanë humbur jetën në Itali përshkak të virusit të Nilit Perëndimor. Viktima më e fund...