Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Paraprakisht, Axios raportoi, duke cituar burime, se Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Omani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugës së ngushtë ujore nëpër të cilin zakonisht kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës përmes detit.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet "nesër ose pasnesër", duke shtuar se është bërë përparim në bisedime me Iranin.
Paraprakisht, Axios raportoi, duke cituar burime, se Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Omani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugës së ngushtë ujore nëpër të cilin zakonisht kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës përmes detit.
Sipas raportimit, njoftimi për marrëveshjen pritet të bëhet të mërkurën më vonë.
"Ata më telefonuan dhe më thanë: 'Të lutem, le të bisedojmë'. Ata duan të bisedojnë", tha Trump, duke iu referuar palës iraniane.
"Ata duan të arrijnë marrëveshje. Nuk duan të goditen", u tha Trump gazetarëve para se të nisej nga Los Anxhelosi drejt Las Vegasit me avionin presidencial Air Force One.
Të martën mbrëma, Trump tha gjithashtu se administrata e tij pati "bisedime shumë të mira" me Iranin gjatë negociatave që zgjatën gjithë ditën të martën, duke rritur shpresat se konflikti pesëmujor me Iranin mund të përfundojë së shpejti.
"Ata negociuan gjatë gjithë ditës", tha Trump për Fox News. "Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt", shtoi ai. "Nëse tërhiqen sërish nga marrëveshja, do të goditen shumë rëndë".
Trump ka kërcënuar shpesh me sulme të mëdha, nëse Teherani nuk arrin marrëveshje, por pastaj ka folur për përparim në bisedime, të cilat deri më tani nuk kanë arritur t'i japin fund luftimeve.
Trump ende nuk i ka arritur synimet që i kishte shpallur në fillim të luftës: çmontimin e programit bërthamor të Iranit, kufizimin e aftësisë së tij për të sulmuar rivalët rajonalë dhe krijimin e kushteve që iranianët ta rrëzojnë udhëheqjen e tyre fetare.
Irani e ka pezulluar pjesën më të madhe të qarkullimit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit, derisa Uashingtoni po e vazhdon bllokadën ndaj transportit detar dhe porteve të lidhura me Iranin.
Katari kishte thënë më herët se ndërmjetësuesit po shënojnë përparim në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit, edhe pasi Teherani kishte mohuar se bisedimet ishin duke u zhvilluar.
Trump dhe emiri i Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani, diskutuan gjatë një bisede telefonike të martën përpjekjet për të ngushtuar hendekun e dallimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe për të përmirësuar mundësitë për një zgjidhje të qëndrueshme, njoftoi Zyra e Emirit të Katarit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin lidhur me kalimin nëpër ngushticë kanë qenë pozitive dhe po vazhdojnë. Sipas mediave shtetërore iraniane, ato janë përqendruar në krijimin e korridoreve të sigurta detare për lundrim. Ai shtoi se rruga që po negociohet synon të garantojë të drejtat sovrane dhe sigurinë kombëtare si të Iranit, ashtu edhe të Omanit.
Irani prej kohësh kërkon kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, për të cilën thotë se duhet ta administrojë së bashku me Omanin, që ndodhet në bregun përballë. Megjithatë, Teherani javën e kaluar hodhi poshtë një propozim të Omanit, i cili do të lejonte mbikëqyrje të përbashkët dhe mbledhjen e tarifave vullnetare nga anijet.
Edhe rebelët huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke kufizuar më tej rrugët e eksportit të naftës.
Një predhë goditi një anije me flamur indian pranë brigjeve të Jemenit, duke bërë që ajo të përmbysej dhe të fundosej. Megjithatë, që të 14 marinarët në bord u shpëtuan, thanë autoritetet indiane, në një sulm për të cilin Jemeni fajësoi rebelët huthi.
Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara (IMO) ka raportuar për të paktën 17 marinarë të vrarë në 64 incidente në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.
Ndërkohë, sipas Qeverisë iraniane 50 persona janë vrarë dhe 500 janë plagosur nga sulmet amerikane që prej rifillimit të luftimeve në fund të qershorit.
Në total, Irani ka raportuar më shumë se 3.400 të vrarë qëkurse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për 18 pjesëtarë të forcave të tyre ushtarake të vrarë./REL
Avionë mallrash të parkuar në pistën e aeroportit Lajpciz/Halle Policia gjermane ka nisur një hetim pasi Aeroporti i Lajpcigut/Hal...
TURQI- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë mbi respektimin...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar Denis Lyamin si kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot, një...
Foto ilustruese RUSI- Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja që shkojnë përtej fushëbetejës, duke nxitur edhe fe...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi sulmet e fundit ruse ndaj Kievit të martën dh...
Foto ilustruese IRAN- Të paktën 56 persona janë ekzekutuar në Iran me akuza që lidhen me sigurinë kombëtare që nga ...
Pamje nga India INDI- Bilanci i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në Indi ka kaluar 100 të vdekur që nga fillimi...
Dronë KINË- Kina ka njoftuar masa të reja kundër Shteteve të Bashkuara, duke vendosur kufizime në eksportin e pjesëve t&...
Foto ilustruese INDI- Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ka nisur një hetim pas një incidenti të sigurisë aj...
Foto ilustruese MBRETËRIA E BASHKUAR- Modelet e inteligjencës artificiale të zhvilluara nga kompanitë OpenAI dhe Anthropic janë p&...