10 February 2024, 08:57
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, tha të premten se nëse rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë do të shfuqizonte të gjitha kufizimet e armëve të miratuara nga Presidenti Joe Biden. Duke folur para mijëra mbështetësve gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA), zoti Trump u zotua se do të anulojë një rregull që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe kufizime të tjera të vendosura nga administrata e Presidentit Biden.
“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë, ndoshta që ditën e parë”, tha zoti Trump gjatë fjalimit të mbajtur në Harrisburg, të Pensilvanisë.
Shoqata Kombëtare e Armëve mbështeti fort zotin Trump gjatë garës së vitit 2016 dhe gjatë gjithë administratës së tij, duke e përkrahur kur emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe kur miratoi një sërë masash të kërkuara nga lobi pro armëmbajtjes. Mes masave ishte edhe ai që i përcaktoi dyqanet e armëve të zjarrit si biznese thelbësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke i lejuar këto biznese që të qëndronin hapur. Trump, ndër të tjera, vuri në dukje se si i rezistoi trysnisë për të vënë kufizime për armët gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga 2017-2021.
“Gjatë 4 vjetëve të mandatit tim nuk ndodhi asgjë, edhe pse ndaj meje kishte trysni të madhe lidhur me armët. Ne nuk bëmë asgjë, nuk u dorëzuam”, tha zoti Trump./ VOA
donald trump shba
Bota
10 February 2024, 08:51
M.B
Olaf Scholz dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se Kongresi do të ishte përgjegjës nëse do të...
Bota
10 February 2024, 07:59
M.B
Aleksandër Vuçiç
NEW YORK- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pjesën e parë të ...
Bota
10 February 2024, 07:53
M.B
Disa makina duke pritur në kufirin mes Danimarkës dhe Gjermanisë për kontrollin e dokumenteve.
EUROPA- Bashkimi Evropian është...
Bota
10 February 2024, 07:33
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Futbolli është një lojë ku “njëzet e dy burra ndjekin një top për 90 minuta, dhe në f...
Bota
9 February 2024, 22:54
r.ll
olaf scholz
SHBA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar ashpër intervistën e presidentit rus Vladimir Putin me një drejtues t...
Bota
9 February 2024, 22:36
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Më 29 janar, Vladimir Putin u regjistrua zyrtarisht si kandidat në zgjedhjet e ardhshme ruse, një lëvizje që...
Bota
9 February 2024, 22:33
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Çfarë kanë të përbashkët një senator amerikan nga Delaware dhe kancelari i Gjermanisë? R...
Bota
9 February 2024, 22:24
r.ll
joe biden
SHBA- Demokratët i kanë dalë në mbrojtje presidentit Joe Biden pasi një raport mbi trajtimin e dokumenteve të klasi...
Bota
9 February 2024, 22:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Barometri ka pyetur qytetarët lidhur me deklaratën “nëse qeveria e mbështet SPAK në punën ...
Bota
9 February 2024, 22:20
r.ll
foto ilustruese
POLONI- Mijëra fermerë polakë bllokuan pikat kufitare me Ukrainën ndërsa protestat e tyre kanë shkaktuar nd&e...