5 September 2025, 16:59
Nga r.ll
putin, modi, jinping
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditën e sotme se India dhe Rusia duket se i kanë “humbur” nga Kina, pas takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Tianjin të Kinës.
“Duket sikur i kemi humbur Indinë dhe Rusinë ndaj Kinës më të thellë dhe më të errët. Uroj që të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatë së bashku!”, shkroi Trump në platformën e mediave sociale TruthSocial, së bashku me një fotografi të Kryeministrit Narendra Modi, Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit kinez Xi Jinping të parë së bashku.
Presidenti rus, Putin dhe kryeministri indian, Modi morën pjesë në paradën ushtarake të organizuar në Pekin të Kinës. I ftuar ishte dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kina e ka paraqitur këtë paradë si një shfaqje uniteti me shtetet e tjera, gjë që ishte një mesazh i qartë me pamjen e Xisë, Putinit dhe Kimit, që ishin së bashku në këtë ngjarje.
Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) – që u mbajt më herët gjatë javës – që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore.
donald trump
Bota
5 September 2025, 16:16
r.ll
Anutin Charnvirakul
TAJLANDË- Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur manjatin e biznesit Anutin Charnvirakul si kryeministër të vendit, i t...
Bota
5 September 2025, 16:08
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Lija e majmunëve nuk është më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim nd&e...
Bota
5 September 2025, 15:59
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Të burgosurit në një burg francez të sigurisë maksimale për trafikantë ...
Bota
5 September 2025, 15:55
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri në të njëjtën linjë. Presidentët e SHBA-së...
Bota
5 September 2025, 15:36
r.ll
angela rayner
BRITANI -Zëvendëskryeministrja e Britanisë, Angela Rayner, dha dorëheqjen të premten, pasi një hetim zbuloi se ...
Bota
5 September 2025, 15:32
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar një ditë pasi aleatët evropianë t&eum...
Bota
5 September 2025, 15:23
E. D
Elon Musk
SHBA- Elon Musk do të marrë një shpërblim me vlerë mbi 1 trilion dollarë (740 miliardë paund) nëse a...
Bota
5 September 2025, 15:22
r.ll
vendngjarja
SRI LANKA- Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sri Lanka, pasi një autobus pasagjerësh doli nga ...
Bota
5 September 2025, 15:06
r.ll
ndertesa
GAZË- Ushtria izraelite tha se kishte goditur një ndërtesë të lartë të përdorur nga grupi palestinez ...
Bota
5 September 2025, 12:16
E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e nj...