LIVE UPDATES
Bota

Trump shkarkoi kryetaren e Byrosë së Statistikave të Punës/ Demokrati më i lartë i Senatit: Është një udhëheqës i keq, shkarkon dikë se nuk i pëlqejnë shifrat

Në rrjetet sociale, Trump pretendoi se Erika McEntarfer, komisionere e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS), kishte manipuluar shifrat e vendeve të punës për t’i bërë republikanët dhe vetë Trump të dukeshin keq.

2 August 2025, 21:20 Nga r.ll
Trump shkarkoi kryetaren e Byrosë së Statistikave të Punës/
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme ekonomike të Amerikës, disa orë pasi të dhënat e punësimit më të dobëta se sa pritej shkaktuan alarm të mëtejshëm në lidhje me politikën e tij tarifore.

Në rrjetet sociale, Trump pretendoi se Erika McEntarfer, komisionere e Byrosë së Statistikave të Punës (BLS), kishte manipuluar shifrat e vendeve të punës për t’i bërë republikanët dhe vetë Trump të dukeshin keq. Lëvizja e paprecedentë nga Shtëpia e Bardhë shkaktoi akuza se Trump po politizonte të dhënat ekonomike. Demokrati më i lartë i Senatit, Chuck Schumer, tha se presidenti ishte një udhëheqës i keq që qëllon lajmëtarin për statistika të dobëta.

Tregjet e aksioneve në SHBA u tronditën të premten pasi Trump, vazhdoi me planet e tij për të rritur tarifat e importit për mallrat nga vendet e botës. Shifrat u publikuan më pas nga BLS duke treguar se punëdhënësit në SHBA shtuan vetëm 73,000 vende pune në korrik, shumë më poshtë parashikimeve për 109,000 vende të reja pune.

Agjencia gjithashtu rishikoi rritjen e punësimit poshtë në maj dhe qershor, duke raportuar 250,000 vende pune më pak nga sa mendohej më parë. Ky ishte rishikimi më i madh në rënie i shifrave të punësimit - përveç epokës së Covid-it - që nga viti 1979.

Edhe pse ndryshimet e këtij muaji ishin shumë më të mëdha se zakonisht, analistët thanë se përditësimet ishin në përputhje me të dhënat e tjera që tregonin ngadalësim, shkruan BBC.

Presidenti ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me planet e tij tarifore, të cilat ai thotë se do të nxisin prodhimin në SHBA dhe do të ribalancojnë tregtinë globale. Por të dhënat e kësaj jave dhe një sërë përditësimesh nga kompanitë mbi kostot e tarifave i kanë bërë këto parashikime më të vështira për t’u injoruar.

Lidhur me vendimin për shkarkimin e McEntarfer, ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së Larry Summers tha: "Shkarkimi i kreut të një agjencie kyçe qeveritare sepse nuk ju pëlqejnë shifrat që ata raportojnë, të cilat vijnë nga anketa që përdorin procedura të përcaktuara prej kohësh, është ajo që ndodh në vendet autoritare, jo në ato demokratike."

Miqtë e BLS, një grup anëtarët e të cilit përfshijnë dy ish-komisionerë të agjencisë, thanë: "Kur udhëheqësit e kombeve të tjera kanë politizuar të dhënat ekonomike, kjo ka shkatërruar besimin e publikut në të gjitha statistikat zyrtare dhe në shkencën qeveritare."

McEntarfer e quajti kohën e saj si komisionere "nderin e jetës sime", ndërsa e përshkroi punën e agjencisë si "jetike dhe të rëndësishme". Trump ka sulmuar figura kyçe ekonomike në të kaluarën, së fundmi Jerome Powell, kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, ndërsa banka qendrore vazhdon të lërë normat e interesit të pandryshuara.

Një anëtare e komitetit të përcaktimit të normës së interesit të Rezervës Federale, Adriana Kugler, po jep dorëheqjen para kohe duke i dhënë Trumpit një mundësi për të emëruar dikë të ri. Mandati i saj duhej të përfundonte në janarin e ardhshëm. Kreu i Departamentit të Punës, i cili mbikëqyr BLS-në, shkroi në mediat sociale se zëvendëskomisioneri i agjencisë, William Wiatrowski, do të merrte përsipër rolin gjatë kërkimit për një zëvendësim.

Disa analistë spekuluan se të dhënat e punësimit mund të pasqyrojnë një goditje për bizneset e vogla, të cilat zakonisht janë më të ngadalta në përgjigjen ndaj anketave dhe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj tarifave. McEntarfer punoi për qeverinë për më shumë se 20 vjet përpara se të nominohej nga Biden për të drejtuar BLS në vitin 2023. Ajo u konfirmua më vonë pothuajse unanimisht nga Senati i SHBA-së, përfshirë edhe nga nënkryetari aktual JD Vance, i cili atëherë ishte senator i Ohajos.

Michael Strain, drejtor i studimeve të politikave ekonomike në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve me prirje të djathta, e mbrojti Entarferin, duke thënë se ajo ishte sjellë me "integritet të madh". Trump e mbrojti vendimin dhe tha se largimi i saj ishte i nevojshëm për të siguruar që të kishte "njerëz të cilëve mund t'u besojmë" në këto poste.

"Pse duhet t'u besojë dikush shifrave?" u tha presidenti gazetarëve kur po largohej nga Shtëpia e Bardhë të premten.

"Unë besoj se numrat ishin të rremë, njësoj siç ishin para zgjedhjeve, dhe kishte edhe raste të tjera - kështu që e dini çfarë bëra? E shkarkova atë, dhe e dini çfarë bëra? Gjëja e duhur."

Tarifat

Debati për të dhënat vjen ndërsa Trump ripërcakton politikën tregtare, duke goditur mallrat nga vendet anembanë botës me tarifa të reja që variojnë nga 10% deri në 50%. Kur Trump paraqiti plane të ngjashme në prill, aksionet në SHBA ranë më shumë se 10% brenda një jave, ndërsa shqetësimet u përhapën në tregjet e dollarit dhe obligacioneve.

Tregu i aksioneve u rimëkëmb pasi ai pezulloi disa nga masat më drastike, duke lënë në fuqi një taksë prej 10% më pak ndëshkuese dhe më të pritshme. Në javët e fundit, indekset në SHBA janë tregtuar rreth niveleve më të larta historike.

Masat e fundit janë më pak ekstreme se ato që Trump paraqiti për herë të parë në prill, por ato do ta çojnë normën mesatare të tarifave në afërsisht 17%, nga më pak se 2.5% në fillim të vitit.

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin