28 March 2025, 16:08
Nga M.B
JD Vance
SHBA- Zv.presidenti amerikan JD Vance dhe zyrtarë të tjerë të lartë pritet të mbërrijnë të premten në Groenlandë, ku banorët vendas kanë shprehur shqetësim të thellë për vizitën, pasi Presidenti Trump ishte zotuar ta blinte ishullin “me një mënyrë ose një tjetër.” Shtëpia e Bardhë raporton se Vance do të shoqërohet në udhëtimin njëditor nga Usha Vance-bashkëshortja e tij, Chris Wright-sekretari i energjisë, Michael Waltz-këshilltari i sigurisë kombëtare; dhe senatori Mike Lee-republikan nga Utah.
Itinerari i udhëtimit ndryshoi ditët e fundit pasi njoftimi i mëparshëm u prit me reagime të ashpra në Groenlandë. Fillimisht, znj. Vance, pritej të vizitonte ishullin së bashku me Waltz. Ajo kishte planifikuar gjithashtu të merrte pjesë në një garë qensh me slitë në jug të Groenlandës.
Një agjenci udhëtimi në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, deklaroi se do të refuzonte një kërkesë nga SHBA që znj. Vance të vizitonte zyrën e saj. Organizatorët e garës së qenve me slitë bënë të qartë se nuk e kishin ftuar atë. Ndërkohë, kryeministri i Mute B. Egede, deklaroi me tone të indinjuara se nuk do të kishte asnjë takim mes zyrtarëve amerikanë dhe qeverisë së Groenlandës. Në një video të postuar në rrjetet sociale të martën pas këtyre reagimeve, Vance tha se kishte vendosur ta shoqëronte gruan e tij.
“Nuk doja që ajo të kënaqej e vetme”, tha ai, duke buzëqeshur.
Delegacioni i zgjeruar tani planifikon të vizitojë vetëm Bazën Hapësinore Pituffik, e njohur më parë si Baza Ajrore Thule, një instalacion shtatëdekadësh i operuar nga forcat amerikane në veriperëndim të Groenlandës, brenda Rrethit Arktik.
jd vance
Bota
28 March 2025, 15:58
E. D
rrenojat
MIANMARI- Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues që tronditi mëngjesin e sotëm Myanmarin. Siç rap...
Bota
28 March 2025, 15:47
E. D
Vladimir Putin
UKRAINË- Zyrtarët në Kiev kanë refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të krij...
Bota
28 March 2025, 15:32
B.Z
Tërmeti
AZI - Tërmeti i fortë në Azinë Juglindore me magnitudë 7.7 që goditi Tajlandën dhe Mianmarin mesdit&eu...
Bota
28 March 2025, 15:18
M.B
Ekrem Imamoglu
TURQIA- Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqin...
Bota
28 March 2025, 14:46
Dosja.al
Aleksander Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka folur për protestat studentore e qytetare t&eu...
Bota
28 March 2025, 14:43
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Me vendim unanim të Kuvendit të Qytetarëve Pirot, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vu&...
Bota
28 March 2025, 14:01
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë gjatë natës, teksa forcat ruse kanë rritur i...
Bota
28 March 2025, 13:11
E. D
foto ilustruese
MIANMAR- Njerëzit në Myanmar dhe Tajlandë kanë folur për tronditjen dhe tmerrin e tyre pas një tërmeti t...
Bota
28 March 2025, 13:00
E. D
Vladimir Putin dhe Tajip Rexhep Erdogan
TURQI- Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, në të cilë...
Bota
28 March 2025, 12:22
E. D
Mark Carney
KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se marrëdhëniet tradicionale të vendit të tij me Shtetet e...