22 July 2025, 19:57
Nga r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai mund ta vizitojë Kinën së shpejti, paralajmërim që vjen në një kohë kur tensionet tregtare dhe të sigurisë janë të larta.
“Presidenti [i Kinës, Xi Jingping] më ka ftuar në Kinë dhe ne ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Jo menjëherë, por as shumë larg. Më kanë ftuar shumë njerëz dhe ne do t’i marrim këto vendime shumë shpejt”, shtoi ai.
Agjencia Reuters ka raportuar, duke u thirrur në dy burime, se ndihmësit e Trumpit dhe Xisë kanë diskutuar për një takim të mundshëm mes udhëheqësve gjatë një udhëtimi në Azi që Trump do të realizojë më vonë gjatë këtij viti. Por, këto raportime nuk janë konfirmuar nga pala kineze e as amerikane.
Trump i bëri komentet për takimin me Xi-në gjatë një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., aleat kyç në Paqësor, i cili sipas Trumpit me sukses është larguar nga ndikimi i Kinës.
Trump ka synuar të ulë tensionet me Pekinin në javët e fundit, pasi janë pezulluar tarifat e ndërsjella tregtare, që ka tronditur tregtinë dhe zinxhirët globalë të furnizimit.
Ai ka synuar të vendosë tarifa pothuajse për të gjitha mallrat e huaja, duke argumentuar se kjo do të nxisë prodhimin vendas.
Ai ka propozuar një tarifë bazë prej 10% për të gjitha mallrat e importuara nga të gjitha vendet, me norma më të larta për disa shtete të veçanta, përfshirë Kinën. Importet nga Kina aktualisht përballen me normën më të lartë të tarifave, prej 55%.
Presidenti Trump ka vendosur si afat datën 12 gusht për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për tarifat mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës./REL
donald trump shba kine xi jinping
Bota
22 July 2025, 19:49
r.ll
mike huckabee
RAMALLAH- Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, u takua sot në Ramallah me nënpresidentin pa...
Bota
22 July 2025, 19:18
N.F
Pamje nga ngjarja
HUNGARI- Një video e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale kur një 36-vjeçari i v...
Bota
22 July 2025, 19:07
r.ll
epstein dhe maxwell
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar një takim me Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunët...
Bota
22 July 2025, 18:48
N.F
Foto
GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres denoncoi tmerrin dhe masakrat që kanë ndodhur në Rripin e...
Bota
22 July 2025, 18:03
N.F
Foto
RUSI- Autoritetet ruse kanë përfshirë sistematikisht fëmijët në projektimin dhe testimin e dronëve për luft&eu...
Bota
22 July 2025, 18:13
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundë...
Bota
22 July 2025, 17:44
N.F
Foto
ANGLI- Britania të hënën ka vendosur sanksione të reja që synojne bandat të cilat ndihmojnë në kontrabandimin ...
Bota
22 July 2025, 17:33
N.F
Foto
SHBA- Gjigandi amerikan i pijeve freskuese, Coca-Cola ka njoftuar se po planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ë...
Bota
22 July 2025, 17:06
N.F
Vladimir Plahotniuc
GREQI- Biznesmeni dhe ish- politikani, Vladimir Plahotniuc i cili u arratis nga Moldavia në vitin 2019 është arrest...
Bota
22 July 2025, 16:53
r.ll
pamje nga aksidenti
INDI- Kur u publikua raporti paraprak mbi rrëzimin e avionit të fluturimit 171 të Air India, i cili vrau 260 persona n&...