6 July 2022, 15:46
Nga e.k
Mjekë në Turqi gjatë një proteste
TURQI- Profesionistët turq të mjekësisë janë duke braktisur vendin me shpresën për të pasur kushte më të mira të jetës dhe të punës. Sipas mediave të huaja shoqata turke e mjekësisë shprehet se më shumë se 80% e stafit mjekësor është duke u larguar. Me qindra mjekë kanë lënë punën e tyre në Turqi në kërkim të mundësive më të mira.
“Pothuajse 1 në 4 nga miqtë e mi mjekë rezidentë janë duke studiuar kurse gjuhe. Shumica e tyre studiojnë gjermanisht. Ata po kryejnë kurset këtu dhe po shkojnë në Gjermani si mjekë specialistë. Ka një ikje shumë serioze të trurit, një ikje shumë serioze , por unë nuk i gjykoj miqtë e mi sepse profesioni nuk ka vlerë reale këtu”, u shpreh Tahsin Cinar, anestezist në një spital universitar, i cili shpjegon se mjekët fitojnë shumë pak.
Në mars, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se mjekët që donin të shkonin jashtë vendit mund të “shkonin të lirë dhe të largoheshin”. Më vonë, ai zbuti tonin e tij dhe tha se besonte se mjekët që shkuan jashtë vendit do të kthehen në shtëpi së shpejti pasi Turqia u premtoi një “të ardhme të ndritur”.
“Mund të themi se inflacioni në fakt lidhet drejtpërdrejt me ikjen e trurit. Sigurisht, përpara se të fokusohemi tek inflacioni, duhet të fokusohemi më shumë në shkaqet e inflacionit. Gjërat që krijojnë inflacion janë politika e keqe ekonomike e Turqisë”, tha Enes Ozkan, ekonomist dhe studiues në Universitetin e Stambollit.
Turqia po përjeton një krizë të thelluar të kostove të jetesës. Sipas statistikave Çmimet e konsumit u rritën me 4.95% në bazë mujore. Erdogan ka këmbëngulur që kostot e larta të huamarrjes shkaktojnë inflacion një deklaratë që bie ndesh me qëndrimin e vendosur ekonomik dhe mbron uljen e normave të interesit për të nxitur rritjen ekonomike dhe eksportet.
turqi tahsin cinar
Bota
6 July 2022, 15:29
d.a.
Kurti dhe Scholz
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i bindur dhe shpreson shumë që procesi i Berlinit q&...
Bota
6 July 2022, 15:26
d.a.
foto ilustruese
GJENEVË- Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara si trupat ukrainase dhe ato ruse kanë shkelur të drejtat e...
Bota
6 July 2022, 15:05
d.a.
Magomed Daudov
RUSI- Një video është publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme ku kryetari i parlamentit çeçen ...
Bota
6 July 2022, 14:54
d.a.
Mish
BRITANI- Britanikët që konsumojnë mish mund të rrezikohen nga një superbakter vdekjeprurës pasi gjurmët e tij jan&e...
Bota
6 July 2022, 14:44
d.a.
bebe, foto ilustruese
GREQI- Sot në Greqi është shënuar vdekja e parë e një fëmije e lidhur me hepatitin e rënd&eum...
Bota
6 July 2022, 14:42
e.k
Shqiptari që shpërndan pica falas për policët amerikanë
SHBA- 4 korriku është një ditë feste jo vetëm p&e...
Bota
6 July 2022, 14:35
d.a.
Lajcak, Kurti dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur rreth një takimi të mundshëm brenda ...
Bota
6 July 2022, 14:30
d.a.
Manuel Sarrazin
MAQEDONIA E VERIUT- Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë ruajtur me propozimin francez për fillimin e negociatave t&eum...
Bota
6 July 2022, 13:42
d.a.
Kuvendi i Kosovës dhe PE
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës d...
Bota
6 July 2022, 13:30
d.a.
burgu i Selanikut
GREQI- Një 38-vjeçar, i burgosur në burgun Nigritas në Selanik, është arratisur në më...