29 May 2024, 16:32
Nga N.F
Foto ilustruese
POLONI- Polonia do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në fillim të javës së ardhshme, pasi një ushtar polak u plagos rëndë në kufi, tha të mërkurën kryeministri polak Donald Tusk.
Kufiri mes këtyre dy vendeve ka qenë pikë e nxehtë prej se emigrantët filluan të mblidhen atje më 2021, pasi Bjellorusia, aleatja e Rusisë, hapi agjenci udhëtimi në Lindjen e Mesme për ta mundësuar një rrugë të re jozyrtare për në Evropë. Bashkimi Evropian kishte thënë se ai vendim kishte për qëllim krijimin e një krize. Bjellorusia i ka hedhur poshtë akuzat se po i ndihmon emigrantët të shkojnë drejt kufirit polak.
“Ne u udhëzuam ta kthejmë shpejt zonën neutrale, 200 metra të gjatë, në këtë zonë... ne jemi të gatshëm ta marrin një vendim të tillë në fillim të javës së ardhshme”, tha Tusk në një konferencë për media në afërsi të kufirit.
Në javët e fundit është rritur numri i emigrantëve që kanë tentuar ta kalojnë jashtëligjshëm kufirin, ndërsa rojet kufitare kanë raportuar për një numër incidentesh të dhunshme. Të martën, një ushtar polak u ther në kufi dhe si pasojë e plagëve të rënda, jeta e tij është në rrezik.
“Nuk kemi të bëjmë me azilkërkues këtu, por me një operacion të koordinuar dhe shumë të kujdesshëm për ta thyer kufirin polak, në përpjekje për ta destabilizuar vendin”, tha Tusk.
Polonia synon t’i shpenzojë 2.55 miliardë dollarë për forcimin e kufirit me Bjellorusinë. Ministri i Mbrojtjes polak, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia është e gatshme ta rrisë numrin e trupave në kufi nga 5.500 sa ka tani, por nuk tregoi se sa saktësisht. Zona neutrale ishte krijuar në vitin 2021 nga qeveria e kaluar e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Në atë kohë, avokues për të drejtat e njeriut dhe pjesëtarët e partisë së Tuskut Koalicioni Civil, e kishin kritikuar vendimin, duke thënë se zona neutrale do t’i pengonte përpjekjet e punëtorëve humanitarë për t’i ndihmuar emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, të ngecur në kufi.
Marre nga REL
bjellorusi tusk polonia
Bota
29 May 2024, 16:15
E. D
pamje nga avioni
SIGNAPOR- Hetimet mbi turbulencat e rënda që goditën një aeroplan të aviokompanisë Singapore Airlines të...
Bota
29 May 2024, 15:53
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sulmoi të mërkurën Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje botës i...
Bota
29 May 2024, 15:48
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtue...
Bota
29 May 2024, 15:43
N.F
Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e p...
Bota
29 May 2024, 15:38
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Një tërmet 4.2 ballë i shkallës rihter ka goditur këtë të mërkurë jugun e Italisë...
Bota
29 May 2024, 15:35
N.F
Diane Abbott
ANGLI- Deputetja e parë britanike me ngjyrë, Diane Abbott tha sot se asaj i është ndaluar të kandidoj&eum...
Bota
29 May 2024, 15:33
E. D
donald trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë duke thënë thënë se do të kisht...
Bota
29 May 2024, 15:31
B.Z
Protestat
GJEORGJI - Pavarësisht nga kritikat e ashpra ndërkombëtare, Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar ligjin kund&sh...
Bota
29 May 2024, 15:13
E. D
pamje nga aksidenti
BEOGRAD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ku si pasojë ...
Bota
29 May 2024, 15:16
N.F
Ahmeti
MAQEDONI- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian...