28 October 2023, 11:22
Nga I.A
Armita Garavand
IRAN- Adoleshentja iraniane, Armita Garavand, raportohet se ka vdekur më 28 tetor, pothuajse një muaj pasi ra në komë pas një incidenti në metronë e Teheranit. Grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët kanë thënë se Garavand dhe dy mikesha të saj më 1 tetor u konfrontuan nga zyrtarët policorë për shkak të mosveshjes së hixhabit, teksa ato tentuan të hynin në një stacion metroje në kryeqytetin iranian.
Një nga mikeshat e saj ka deklaruar se zyrtarët policorë e kanë sulmuar fizikisht Garavandën, e cila më pas humbi vetëdijen. Zyrtarët kanë thënë se Garavanda përjetoi një rënie të papritur të presionit në gjak, u alivanos dhe u rrëzua, duke goditur kokën.
Një burim në Spitalin Fajr, që foli në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, tha se pak pas incidentit, Garavanda pësoi gjakderdhje të brendshme në tru.
“Fatkeqësisht, ajo ra në komë pasi pësoi dëmtim në tru. Ajo vdiq disa minuta më parë”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, më 28 tetor. Edhe mediat e tjera të lidhura me shtetin iranian kanë raportuar se Garavand ka vdekur.
As familja, apo zyrtarët spitalorë, nuk kanë konfirmuar këto raportime. Gjendja shëndetësore e Garavandës nxiti shqetësime në Perëndim dhe në mesin e grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi në rrjetet sociale qarkulloi një video. Në video shfaqej Garavnda duke hyrë në metro, por më pas nuk tregohet se çfarë ndodhi dhe videoja më pas shfaq vetëm momentin kur trupi i saj nxirret nga metroja.
Rasti i Garavandës, dhe sugjerimet se ka pasur fshehje të rastit nga autoritetet, ka nxitur paralele me ngjarjet që çuan në vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, vitin e kaluar. Amini vdiq pak kohë pasi u arrestua nën pretendimin se nuk kishte veshur si duhet hixhabin, apo shaminë e kokës. Më herët gjatë këtij muaji, Amini dhe lëvizja Grua, Jetë Liri në Iran – lëvizje që u krijua pas vdekjes së Aminit – fituan Çmimin Sakharov, që është çmimi kryesor për të drejtat e njeriut që ndahet nga Parlamenti Evropian. Po ashtu, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, këtë vit fitoi Çmimin Nobel për Paqe.
Marrë nga REL
armita garavand
Bota
28 October 2023, 11:15
r.ll
foto ilustruese
GAZA-Disa nga fotot e para të bëra në Gaza që nga bombardimet e mbrëmshme kanë filluar të shfaqen, rapor...
Bota
28 October 2023, 10:55
I.A
Takimi ne Bruksel
KOSOVË- Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme evropiane i kërkuan Kosovës të nisë proced...
Bota
28 October 2023, 10:35
I.A
Giorgos Kotsiras
KËLCYRË- Zëvendësministri i Jashtëm Grek, Giorgos Kotsiras ka folur për burgosjen e Fredi Belerit nga a...
Bota
28 October 2023, 10:28
I.A
Google
SHBA- Google e Alphabet ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në kompanin&...
Bota
28 October 2023, 09:58
I.A
Gaza
GAZA- Granatimet e ushtrisë izraelite vazhduan të shtunën në mëngjes në Rripin e Gazës, por u redukt...
Bota
28 October 2023, 09:45
I.A
Gaza
GAZA- Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar tunelet e Hamasit dhe bunkerët nëntokësorë në veri t&eu...
Bota
28 October 2023, 09:24
I.A
Guvernatorja Janet Mills
SHBA- Një person i dyshuar për vrasjen e 18 personave në të shtënat në Maine është...
Bota
28 October 2023, 09:16
I.A
Irani
IRAN- Establishmenti klerik i Iranit e ka mbrojtur kauzën palestineze me dekada dhe ka refuzuar ta njohë Izraelin. Por, publiku atje shpreh...
Bota
28 October 2023, 08:51
I.A
Lloyd Austin
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin theksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve gjatë operac...
Bota
28 October 2023, 08:43
I.A
lideret e BE
BRUKSEL- BE donte të tregonte se i menaxhon edhe dy konflikte të rënda: sulmet e rënda terroriste të Hamasit militant...