18 May 2024, 22:00
Nga r.ll
robert fico
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.
Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.
Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.
Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.
Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.
Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.
Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./VOA
robert fico atentati ne sllovaki
Bota
18 May 2024, 21:39
r.ll
foto ilustruese
SHBA- NATO ka filluar të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të trupave të saj në Ukrainë për ...
Bota
18 May 2024, 21:07
r.ll
open AI
SHBA- Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale 'OpenAI', i cili dha dorëheqjen në fillim...
Bota
18 May 2024, 20:17
r.ll
presidentja
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për ag...
Bota
18 May 2024, 18:31
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me...
Bota
18 May 2024, 18:17
S.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në ...
Bota
18 May 2024, 18:15
r.ll
gjenocidi i srebrenices
BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë t&...
Bota
18 May 2024, 18:12
r.ll
volodymyr zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të ...
Bota
18 May 2024, 16:31
S.B
Jupiteri
SHBA- Një anije kozmike e NASA-s ka dërguar disa imazhe të pabesueshme të një hëne të vogël përb...
Bota
18 May 2024, 14:51
S.B
Mbreti Charles
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles ka parë një rritje të madhe në vlerën e tij neto dhe tani ësht&e...
Bota
18 May 2024, 14:34
E. D
foto ilustruese
KROACI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kroaci ku në burrë vrau vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen d...