LIVE UPDATES
Bota

Trupat amerikane në Jordani u sulmuan brenda saj, çfarë është Kulla 22?

Zyrtarët iranianë i cilësuan si “të pabaza” pretendimet e SHBA-së, duke mohuar përfshirjen në këtë sulm.

29 January 2024, 13:28 Nga N.F
Trupat amerikane në Jordani u sulmuan brenda saj, çfarë
Kulla 22

JORDANI- Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një dron goditi një post ushtarak në Jordani, i njohur si Kulla 22. Presidenti amerikan, Joe Biden, për këtë sulm fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani. Zyrtarët iranianë i cilësuan si “të pabaza” pretendimet e SHBA-së, duke mohuar përfshirjen në këtë sulm. 

Kulla 22 gjendet në një vendndodhje të rëndësishme strategjike në Jordani. Kjo kullë gjendet në skajin më verilindor të Jordanisë, në kufirin e këtij shteti me Sirinë dhe Irakun. Ka pak informacione publike për këtë bazë. Por, aty përfshihet mbështetja logjistike dhe në të janë të vendosur 350 trupa të Ushtrisë Amerikane dhe të Forcave Ajrore.

Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, që gjendet përgjatë kufirit me Sirinë. Në të janë të vendosura një numër i vogël i trupave amerikane. Tanfi ka qenë kyç në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të Shteteve të Bashkuara për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.

Kulla 22 gjendet afër trupave amerikane në Tanf, saqë mund të ndihmojë në mbështetjen e tyre, dhe në të njëjtën kohë të zmbrapsë militantët në këtë zonë, që mbështeten nga Irani, dhe t’iu mundësojë trupave amerikane që të luftojnë kundër militantëve të mbetur të IS-it në rajon.

Ushtria e Jordanisë është një prej ushtrive që merr më së shumti financim ushtarak që Uashingtoni jep për ushtritë e huaja. Mbretëria e Jordanisë ka qindra trajnues amerikanë dhe është një prej aleateve të pakta rajonale që zhvillon stërvitje të gjera ushtarake me trupat amerikane përgjatë vitit. Që nga nisja e konfliktit në Siri më 2011, Uashingtoni ka shpenzuar qindra miliona dollarë për të ndihmuar Amanin që të ndërtojë një sistem të vëzhgimit, i njohur si Programi i Sigurisë Kufitare. Ky program synon të frenojë infiltrimin e militantëve nga Siria dhe Iraku. Është e paqartë se çfarë lloje armësh mbahen në këtë bazë, se çfarë sisteme të mbrojtjes ajrore përdoren dhe çfarë shkoi keq gjatë sulmit ndaj trupave amerikane.

Marrë nga REL

jordani sulm kulla 22

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin