10 July 2022, 12:24
Nga d.a.
Turisti 30-vjecar
GREQI- Pak para orës 12 të mesditës, një nga dy turistët e rinj nga Maqedonia e Veriut, të zhdukur që prej pasdites së djeshme, është gjetur i gjallë në zonën detare në Poseidi të Halkidikit.
Sipas informacioneve të protothema.gr, një helikopter i Forcave Ajrore që mori pjesë që në mëngjes në kërkimin e dy personave të zhdukur në Poseidi të Halkidikit, ka lokalizuar njërin prej dy të rinjve në det, 14 milje detare nga toka. Më pas ai u shpëtua nga një anije me flamur të Gjibraltarit aty pranë.
Në këtë moment ai po transportohet me një skaf të Rojës Bregdetare për në tokë për t'i dhënë ndihmën e parë dhe më pas për t'u transportuar me ambulancë në spital.
“Burri u gjet i gjallë 16 milje larg Poseidi dhe aktualisht po e presim në tokë për ndihmën e parë. Po vazhdojmë kërkimet për personin e dytë të zhdukur”, tha Christos Ramos.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për 30-vjeçarin ku dhe babai dhe vëllai i tij morën pjesë në kërkimin e shpëtimit që nga mëngjesi.
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për 28-vjeçarin, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së djeshme në zonën detare në Poseidi, Halkidiki. Që në orët e para të mëngjesit në vendngjarje tentoi sërish një helikopter i Forcave Ajrore, i cili përfundoi hetimin pak më parë, ndërkohë që vijojnë dy mjete lundrimi të Rojës Bregdetare, një patrullë dhe pesë skafe private.
zhduken dy maqedonas ne greqi
Bota
10 July 2022, 12:18
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Më herët u raportua se raketat ruse shkatërruan një ndërtesë apartamentesh pesëkatës...
Bota
10 July 2022, 12:07
k.m.
Sanna Marin
FINLANDË- Sanna Marin mori pjesë në festivalin më të vjetër të rock-ut në Finlandë dhe "vodhi" gji...
Bota
10 July 2022, 12:03
d.a.
Protesta ne Shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Pas 24 orë ndërprerje me rastin e Festës së Kurba Bajramit ditën e sotme në Shkup ...
Bota
10 July 2022, 11:49
d.a.
Zelenskyy dhe Putin
SHBA- Gazeta amerikane New York Times në një analizë të bërë në lidhje me luftën në Ukrain...
Bota
10 July 2022, 11:33
d.a.
Trump dhe Biden
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish presidnetin aktual Joe Biden kur tha se nëse ai do të kishte fi...
Bota
10 July 2022, 11:14
k.m.
Foto ilustruese
AFRIKË E JUGUT- Të shtëna masive në një tavernë në qytezën Soweto të Johanesburgut kanë s...
Bota
10 July 2022, 10:16
d.a.
Shinzo Abe
JAPONI- Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka vdekur disa ditë më parë pasi në një atentat u qëllua me dy...
Bota
10 July 2022, 10:05
d.a.
gaz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mendimit, se masat kundër ngushticave të furnizimit me gaz do të jenë t&...
Bota
10 July 2022, 09:57
d.a.
Carrie dhe Boris Johnson
BRITANI- Ishte Carrie Johnson ajo që e bindi bashkëshortin Boris që të pranonte fatin e tij pasi ai ...
Bota
10 July 2022, 09:47
d.a.
Petkov dhe Kovacevski
BULLGARI- Kryeministri bullgar i dorëhequr, Kiril Petkov, e vlerësoi dhe njëherë propozimin francez të cil&e...