LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni rikonfirmon mbështetjen për bisedimet e paqes Armeni-Azerbajxhan

17 November 2023, 11:46 Nga a.l
Uashingtoni rikonfirmon mbështetjen për bisedimet e paqes
Matthew Miller

SHBA- Uashingtoni ka rikonfirmuar mbështetjen për bisedimet e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë pasi Baku u tërhoq nga një takim i ardhshëm i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar për deklarata "të njëanshme" të një zyrtari të Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha gjatë një konference për shtyp më 16 nëntor, se Uashingtoni vazhdon "të mbështesë bisedimet e paqes për të zgjidhur çështjet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.”

"Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë," shtoi ai.

Komentet erdhën pasi Baku tha më 16 nëntor se nuk do të merrte pjesë në bisedimet e normalizimit me Jerevanin që ishin planifikuar në Shtetet e Bashkuara këtë muaj.

“Ne nuk e konsiderojmë të mundur mbajtjen e takimit të propozuar në nivel të ministrave të jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Uashington më 20 nëntor 2023”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit.

Sipas ministrisë, vendimi ishte në përgjigje të asaj që e quajti "i njëanshëm dhe vërejtje të njëanshme" të bëra nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien lidhur me ofensivën e rrufeshme të Azerbajxhanit në shtator e cila rezultoi me fitimin e kontrollit nga Baku të territorit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. 

O'Brian tha gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më 15 nëntor se "asgjë nuk do të jetë normale me Azerbajxhanin pas ngjarjeve të 19 shtatorit derisa të shohim përparim në rrugën e paqes.”

"Ne kemi anuluar një numër vizitash të nivelit të lartë, kemi dënuar veprimet [e Bakut]", shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se komentet "ishin një goditje për marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe midis Azerbajxhanit dhe Shteteve të Bashkuara.”

Ofensiva e shtatorit i dha fund sundimit tre dekadash nga armenët etnikë në Nagorno-Karabak, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin në tre dekadat e fundit, i cili kishte qenë një enklavë me shumicë etnike-armene që nga rënia sovjetike.

Rajoni fillimisht ra nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga ushtria armene, në luftimet separatiste që përfunduan në vitin 1994.

Megjithatë, gjatë një lufte në vitin 2020, Azerbajxhani mori pjesë të Nagorno-Karabakut së bashku me territorin përreth, të cilin forcat armene e kishin pretenduar gjatë konfliktit të mëparshëm.

Gati 100.000 armenë etnikë, shumica e popullsisë armene etnike të rajonit, ikën në Armeni pasi Baku mori kontrollin mbi pjesën tjetër të rajonit pas ofensivës së fundit nga Azerbajxhani.

Në deklaratën e 16 nëntorit, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha gjithashtu se "një qasje e tillë e njëanshme nga Shtetet e Bashkuara mund të çojë në humbjen e rolit ndërmjetësues të Shteteve të Bashkuara."

Të njëjtën ditë, kryeministri armen, Nikol Pashinian tha se "vullneti politik i Jerevanit për të nënshkruar, në muajt e ardhshëm, një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin mbetet i palëkundur."

Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh nën ndërmjetësimin e BE-së, megjithëse Baku në shtator u tërhoq nga dy takimet e planifikuara nga Bashkimi Evropian.

Në të njëjtin muaj, Aliyev refuzoi gjithashtu të marrë pjesë në një raund negociatash me Pashinian që do të ndërmjetësoheshin nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi i BE-së Charles Michel.

Jerevani përmendi gjoja "pozicionin e njëanshëm" të Francës kundër Armenisë si arsye për anashkalimin e këtyre bisedimeve në Spanjë./ REL

james o'brien mathew miller

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin