LIVE UPDATES
Bota

Ukraina abstenon në OKB: Harta e re e Tokës e paraqet Krimenë të ndarë nga Ukraina

Ukraina njoftoi se nuk e mbështeti rezolutën, pasi në hartë Krimea paraqitet me një ngjyrë dukshëm më të çelët dhe të ndarë nga pjesa tjetër e territorit ukrainas, ndërsa dallohet edhe nga ngjyra e përdorur për Rusinë.

6 September 2026, 14:18 Nga I.A

Ukraina abstenon në OKB: Harta e re e Tokës e paraqet Krimenë

SHBA- Një hartë e re e botës ka shkaktuar përplasje diplomatike në Kombet e Bashkuara, pasi mënyra se si paraqitet Krimea bëri që Ukraina të abstenojë në votimin për miratimin e projekcionit “Equal Earth”.

Ukraina njoftoi se nuk e mbështeti rezolutën, pasi në hartë Krimea paraqitet me një ngjyrë dukshëm më të çelët dhe të ndarë nga pjesa tjetër e territorit ukrainas, ndërsa dallohet edhe nga ngjyra e përdorur për Rusinë.

Deputetja ukrainase Kira Rudik reagoi ashpër, duke thënë se pikërisht kjo paraqitje ndikoi në vendimin e Kievit për të abstenuar.

“Në vitin 2026, OKB-ja nuk duhet të ketë nevojë për një kujtesë: Krimea është Ukrainë. Turp”, shkroi Rudik.

Misioni i Përhershëm i Ukrainës në OKB tha se Kievi mbështet qëllimin e hartës për të korrigjuar shtrembërimet historike në paraqitjen e madhësisë së kontinenteve, veçanërisht të Afrikës dhe vendeve të Jugut Global. Por, sipas diplomatëve ukrainas, ndarja grafike e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia është e papranueshme dhe bie ndesh me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ukraina theksoi gjithashtu se kishte zhvilluar bisedime me sponsorët e rezolutës për të gjetur një formulim kompromisi, por pa rezultat. Sipas Kievit, një paraqitje e tillë mund të krijojë një precedent të rrezikshëm dhe të hapë rrugën për shtrembërime të reja të hartës politike të botës, sidomos në rastet e territoreve të pushtuara.

Projekcioni Equal Earth u krijua në vitin 2018 me synimin për të paraqitur më saktë sipërfaqen reale të kontinenteve. Ndryshe nga projeksioni tradicional Mercator, ai synon të shmangë zvogëlimin e dukshëm të Afrikës dhe shtrembërimet e tjera në përmasat relative të tokës.

Debati për hartën vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik në OKB lidhur me luftën në Ukrainë. Më 24 gusht, 50 shtete mbështetën një deklaratë të përbashkët që dënonte sulmet ruse dhe kërkonte një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe pa kushte. SHBA-ja nuk iu bashkua deklaratës, e cila u prezantua nga ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen.

Ndërkohë, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, e hodhi poshtë thirrjen për armëpushim, duke argumentuar se përpjekjet për të ndalur luftën përgjatë vijave aktuale të frontit janë të destinuara të dështojnë. Moska këmbëngul se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh ato që i quan interesat e saj të sigurisë dhe “situatën në terren”.

Kështu, një debat që në pamje të parë lidhet vetëm me mënyrën se si vizatohet bota në një hartë, është kthyer në një tjetër përplasje të drejtpërdrejtë mbi statusin territorial të Krimesë dhe mënyrën se si lufta Rusi–Ukrainë pasqyrohet në arenën ndërkombëtare./Dosja.al

okb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin