27 February 2024, 20:50
Nga S.N
Ukraina
UKRAINË- Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fushatë dezinformimi që synon të përçajë aleatët e Ukrainës dhe të demoralizojë shoqërinë ukrainase. Rusia nisi një plan operacionesh informacioni dhe provokimesh për të reduktuar mbështetjen perëndimore për Kyevin, thanë shërbimet ukrainase të sigurisë, raporton AFP.
“Qëllimet kryesore të armikut janë të pengojë mobilizimin e Ukrainës, të përhapë dezinformata rreth paaftësisë së Ukrainës për të fituar, të krijojë dhe të përhapë informacione të rreme për lodhjen e pretenduar të Ukrainës midis partnerëve dhe aleatëve tanë”, thuhet në deklaratë.
Ukraina varet shumë nga armët e avancuara dhe furnizimet me municion nga aleatët perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu bërë ballë sulmeve intensive nga forcat ruse, të cilat nisin pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
"Rusia po përpiqet të demoralizojë ukrainasit, të mbjellë panik në mesin e popullatës" dhe të organizojë një valë protestash antiqeveritare, thanë zyrtarët ukrainas. Sipas tyre, ai operacion special i cili duhet të arrijë kulmin nga marsi në maj synon të vëndosë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i zgjedhur në vitin 2019 për një mandat pesëvjeçar që teorikisht duhet të përfundojë në pranverë.
Kushtetuta e Ukrainës ndalon çdo zgjedhje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është në fuqi në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, kur rreth 20 për qind e territorit të vendit u pushtua. Miliona votues ukrainas janë refugjatë jashtë vendit, por asnjëri prej tyre nuk beson se mungesa e votimit do ta bëjë Zelenskyn një president të paligjshëm, thuhet në deklaratë.
“Sipas planit të armikut, gjatë gjysmës së parë të qershorit, situata në vendin tonë do të destabilizohet” dhe Rusia “do ta përdorë këtë për t’i shkaktuar një disfatë ushtarake Ukrainës”, vlerësojnë shërbimet ukrainase.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
27 February 2024, 20:33
S.N
Kryeministri rus Mikhail Mishustin
RUSI- Rusia vednsoi sot të ndalojë eksportet e benzinës për gjashtë muaj, duke filluar nga 1 ma...
Bota
27 February 2024, 20:17
S.N
Marin Le Pen
FRANCË- Kryeministri francez Gabriel Atal tha sot se ishte e arsyeshme të ketë pikëpyetje nëse trupat e Vladimir Puti...
Bota
27 February 2024, 20:14
M.B
Milorad Dodik
MALI I ZI- Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë së parlamentit të Malit të Zi, n...
Bota
27 February 2024, 20:04
r.ll
pamje nga takimi ne malin e zi
MAL I ZI- Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha të martën në Podgoric...
Bota
27 February 2024, 19:57
M.B
Leonid Volkov dhe Alexei Navalny
RUSIA- Një aleat i ngushtë i të ndjerit Alexei Navalny u kërkoi rusëve të marrin pjesë ...
Bota
27 February 2024, 19:50
S.N
Kompania ajrore Lufthansa
GJERMANI- Punonjësit e kompanisë ajrore Lufthansa do të jenë në grevë tre-ditore nga nesër der...
Bota
27 February 2024, 19:22
E. D
anija
SHBA- Një anije britanike në Detin e Kuq u godit nga një raketë Houthi në ngushticën Bab al Mandeb të di...
Bota
27 February 2024, 19:38
S.N
Foto Ilustrim
BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi një ligj të madh për restaurimin e natyrës ditën e sotme, duke kursyer të ...
Bota
27 February 2024, 19:22
M.B
Sumayya Wushah
GAZA- 11-vjeçarja Sumayya Wushah, është një nga gazetaret më të reja në Gaza. Ajo thot&eum...
Bota
27 February 2024, 19:24
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimeve gjyqësore ndaj gazetar&e...