LIVE UPDATES
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, teksa Moska lëshon një breshëri dronësh

Sulmi ndodhi ndërsa Rusia kreu një tjetër sulm të madh me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës së 26–27 qershorit. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse përdorën 129 dronë, përfshirë dronë sulmues të tipit Shahed, dronë Gerbera dhe Italmas, si dhe dronë mashtrues Parodiya.

27 June 2026, 16:15 Nga E. D

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, teksa Moska lëshon

UKRAINË- Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese ushtarako-industriale në Volgograd të Rusisë, ndërkohë që Moska e lëshoi një breshëri dronësh mbi Ukrainë në një tjetër natë sulmesh ndërkufitare. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se raketat ukrainase FP-5 “Flamingo” goditën uzinën Titan-Barrikady.

“Çdo objekt mbrojtës rus që punon për luftën kundër Ukrainës është një shënjestër e ligjshme për sulmet tona me rreze të gjatë veprimi”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram të shtunën.

Ai tha se raketat “goditën me sukses ndërmarrjen Titan-Barrikady në Volgograd”, duke e përshkruar atë si “një kompleks të madh industrial ku armiku prodhon sisteme artilerie dhe pajisje ushtarake të specializuara, përfshirë elementë për raketahedhësit që përdoren për t’i goditur njerëzit tanë”.

“Një goditje u pasua nga zjarri në territorin e uzinës”, shtoi ai, duke falënderuar Forcat Mbrojtëse të Ukrainës “për saktësinë e tyre”.

Ndërtesa Titan-Barrikady, në qarkun Krasnoktiabrski të Volgogradit, lidhet me prodhimin e sistemeve të artilerisë, pajisjeve të specializuara ushtarake dhe komponentëve për sistemet e raketahedhësve. Video të shpërndara online tregonin shpërthime dhe tym që ngrihej mbi uzinë pas sulmit të raportuar.

Guvernatori i Volgogradit, Andrey Bocharov, konfirmoi se predha ukrainase “me shpejtësi të lartë” kishin goditur qytetin dhe kishin dëmtuar objektet e prodhimit në një ndërmarrje në qarkun e Krasnoktiabrskit. Ai tha se 10 njerëz u plagosën. Bocharov nuk e identifikoi objektin, por Titan-Barrikady ndodhet në atë qark.

Sulmi me dronë rusë

Sulmi ndodhi ndërsa Rusia kreu një tjetër sulm të madh me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës së 26–27 qershorit. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse përdorën 129 dronë, përfshirë dronë sulmues të tipit Shahed, dronë Gerbera dhe Italmas, si dhe dronë mashtrues Parodiya.

Dronët u lëshuan nga disa drejtime, përfshirë Kursk, Briansk, Millerovo, Oriol dhe Primorsko-Akhtarsk në Rusi, si dhe nga Krimea e pushtuar dhe Donjecku i pushtuar. Ukraina tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 113 dronë në veri, jug dhe lindje të vendit. Zyrtarët thanë se 13 dronë goditës arritën caqet e tyre në shtatë lokacione, ndërsa mbetjet e dronëve të rrëzuar ranë në tre vende të tjera.

Në rajonin verilindor të Sumit, autoritetet lokale thanë të shtunën se një person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën gjatë më shumë se 60 sulmeve ruse në 24 orët e fundit. Zyrtarët raportuan dëme në shtëpi, automjete dhe infrastrukturë civile në këtë rajon kufitar. Shkëmbimet gjatë natës përkonin me përshkallëzimin e tensioneve në Krimenë e pushtuar, ku autoritetet e instaluara nga Rusia shpallën gjendje emergjence pas sulmeve të vazhdueshme ukrainase në gadishull.

Udhëheqësi i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se masa kishte për qëllim të ndihmonte menaxhimin e procedurave për dëmet dhe kërkesat për kompensim. Lëvizja erdhi mes raportimeve për ndërprerje të energjisë elektrike, kufizime të karburantit dhe presion në rritje mbi infrastrukturën lokale.

Autoritetet raportuan probleme të vazhdueshme me energjinë në Krime dhe Sevastopol, ndërsa shitja e karburantit është kufizuar. Zyrtarët gjithashtu pezulluan pranimin e fëmijëve në kampet verore për pjesën e mbetur të sezonit, megjithëse sezoni turistik nuk u anulua zyrtarisht.

Shkëmbimi i të burgosurve

Mes armiqësive, Rusia dhe Ukraina përfunduan një tjetër shkëmbim të të burgosurve më 26 qershor, pasi 160 të burgosur lufte u kthyen nga secila palë. Shkëmbimi, i ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mbetet një nga fushat e pakta ku vazhdon bashkërendimi midis Moskës dhe Kievit.

Zelensky konfirmoi se 160 ushtarë ukrainas ishin kthyer nga robëria ruse. Ai tha se pothuajse të gjithë ishin mbajtur që nga viti 2022 dhe përfshinin mbrojtës të Mariupolit dhe uzinës së çelikut Azovstal. Ai tha se më shumë se 9.500 njerëz janë kthyer që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, përfshirë 1.596 ukrainas në vitin 2026.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi se Rusia humbi 1.350 trupa gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me tanke, mjete të blinduara, sisteme artilerie, dronë, raketa dhe pajisje të tjera. Rusia nuk publikon rregullisht shifra të krahasueshme të fushëbetejës, dhe pretendimet e të dyja palëve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin