LIVE UPDATES
Bota

Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau gjeneralin rus në Moskë

Kirillov është oficeri ushtarak rus i nivelit më të lartë që është vrarë në atë që duket të jetë një atentat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

17 December 2024, 11:03 Nga r.ll
Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau
vendi i shperthimit

KIEV- Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Gjenerallejtënant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes së një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Shpërthimi ishte rezultat i një operacioni special të shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës, tha një burim në SBU për Radion Evropa e Lirë. Kirillov është oficeri ushtarak rus i nivelit më të lartë që është vrarë në atë që duket të jetë një atentat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

SBU-ja tha se forcat ruse përdorën armë kimike pothuajse 5.000 herë gjatë luftës në Ukrainë nën udhëheqjen e Kirillovit. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, por Kievi thuhet se ka qenë pas një fushate të vrasjeve që patën shënjestër zyrtarë dhe oficerë rusë ushtarakë, të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

Incidenti ndodhi një ditë pasi shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillov, duke e akuzuar atë si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.

Kirillov është njëri nga një sërë oficerësh rusë dhe figura pro luftës që u vranë në Rusi dhe në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Vdekja e tij erdhi një javë pasi një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që prodhon raketa lundrimi të përdorura nga Moska në luftë thuhet se u qëllua për vdekje pak jashtë kryeqytetit.

Kirillov u shfaq në pamjet që ishin thelbësore për një hulumtim të Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë, i cili zbuloi detaje në lidhje me një objekt jashtë Moskës, që sipas pohimit të SHBA-së tregon se Rusia mban një program sulmues me armë biologjike në kundërshtim me Konventën e OKB-së për Armët Biologjike.

Hulumtimi u fokusua në pamjet e medias shtetërore ruse që tregonin Ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Sergei Shoigu duke inspektuar objektin, i cili ishte i njohur për rolin e tij në programin e armëve biologjike të Bashkimit Sovjetik që ka pësuar një zgjerim të madh.

Kirillov udhëhoqi Shoigun në turneun e tij në inspektimin e objektit të quajtur Instituti i 48-të Qendror i Kërkimeve Shkencore. Komiteti hetimor tha se shpërthimi që vrau Kirillovin ndodhi jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt, një rrugë në kryeqytetin rus që fillon rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit.

Fotot e postuara në kanalin rus Telegram Astra treguan atë që dukej se ishin dy trupa të shtrirë në dëborë jashtë derës së dëmtuar të një ndërtese apartamentesh. Pas analizimit të imazheve të një makine të parkuar pranë ndërtesës së banesës, Astra raportoi se automjeti ishte i Kirillovit.

RKhBZ janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik. Sipas biografisë së tij zyrtare, Kirillov mori pjesë në krijimin dhe miratimin e sistemit të flakëhedhësve të rëndë TOS-2 "Tosochka" nga Ushtria Ruse, si dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Kirillov dhe RKhBZ u vendosën në listën e sanksioneve të Britanisë në tetor për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe raporteve të shumta për përdorimin e agjentit toksik vdekjeprurës, kloropicrin, në fushën e betejës. Kirillov dhe forcat e tij ishin "përgjegjëse për ndihmën në vendosjen e këtyre armëve barbare", tha Britania në atë kohë. Kremlini i ka quajtur akuzat "të pabaza".

Kirillov, i cili sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS ishte i diplomuar në Shkollën e Komandës së Lartë Ushtarake të Mbrojtjes Kimike në Kostroma, ishte emëruar në krye të RKhBZ në prill të vitit 2017. Më parë ka shërbyer në Drejtorinë e Shefit të Trupave të Mbrojtjes Kimike, Biologjike dhe nga Rrezatimi./REL

shperthim ne moske igor kirillov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin